E Diel, 1 Nëntor 2026

Has- Futet për tu larë, mbytet në rezervuarin e fshatit fëmija 10-vjeçar

ambulance-ne-tiraneHas- Një 10-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht sot pasdite pasi është mbytur në një rezervuar.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Hasit dhe mësohet se fëmija ishte duke u larë në rezervuarin e fshatit Tregtan.

Sipas burimeve të policisë, fëmija mbërriti pa jetë në spitalin e qytetit të Kukësit pa mundur t’i jepej ndihma e parë mjekësore.

Fëmija me iniciale N.K banonte në kryeqytet, por mësohet se kishte shkuar me pushime në Has tek të afërmit e babait.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe hetoi për shkaqet e ngjarjes duke konkluduar se foshnja ishte mbytur teksa ishte futur për tu larë në rezervuarin e fshatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›