E Diel, 1 Nëntor 2026

Defekt në nënstacionin OST, CEZ: Ja zonat pa energji në kryeqytet

cez-godina-nga-jashteTiranë- Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ ka njoftuar se si pasojë e një defekti kanë mbetur pa energji disa zona në kryeqytet.

Kështu, sipas njoftimit të CEZ-it, pa energji janë rruga e Durrësit, rruga e Kavajaës, rruga Mine Peza, rruga e Barrikadave e Pazari i Ri.

Pa energji elektrike kanë mbetur gjithashtu edhe ministritë dhe godina e Kuvendit.

Defekti në nënstacionin OST ka bërë që një pjesë e mirë e kryqytetit të mbetet në terr nuk dihet për sa orë.

CEZ-i njofton se grupet e punëës kanë ndërhyrë për të riparuar defektin dhe normalizimin e situatës por nuk dihet se sa do të zgjasë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›