Kriminaliteti i organizuar dhe korrupsioni po kërcënojnë sigurinë e Kosovës

Për 50 vjet përkatësisht për 90 vjet më radhë shqiptarët në të dyja anët e kufirit ishin të traumatizuar. U traumatizuan nga një sistem tepër i egër siç ishte komunizmi. Për shumëkënd Shqipëria ishte kthyer në burg. Edhe në ish-Jugosllavi po ashtu shumë shqiptarë në etapa të ndryshme u burgosën, u internuan, u tortoruan mizorisht dhe u vranë nga nomenklatura shtypëse e Rankoviçit, Titos dhe kryekriminelit Milosheviq. Sot, shqiptarët nuk dëshirojnë të mendojnë për të kaluarën, ata duan të vazhdojnë jetën e tyre, të jenë pjesë e botës së përparuar, sepse nuk e kan pasur këtë privilegj për për shumë vjet me radhë. Për shqiptarët e Kosovës kjo robëri ishte edhe më e gjatë dhe më e rëndë nën sundim të një rëgjimi krejt të huaj. Edhe përkujtimi i fantazmës së Enver Hoxhës midis Prishtinës ngjalli për shumëkend ndjenjat me të këqija karshi komunizmit, në kohën kur kemi edhe shumë punë për të bërë për ndërtimin e shtetit të Kosovës. Iu ktheva edhe një herë kësaj teme të përfolur shumë në opinion gjatë këtyre ditëve, për faktin se këso lloj manifestimesh nuk i duhen askujt. Apsurd për shekullin në të cilin sa po kemi shkelur. Rose Dostin, gazetare me origjinë shqiptare në “Los Angeles Tajms” në një intervistë të saj tha se “duhen hapur dosjet e ish-Sigurimit të shtetit në Shqipëri. Kjo do t’i bëjë njerëzit që vërtetë të ecin përpara me jetën e tyre. Një ditë kjo edhe do të ndodh딅
2. Duke filluar që nga Qeveria e pasluftës, dhe çdo qeveri tjetër që e drejtoi shtetin deri me sot, nuk u punua sa duhet për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Shqiptarët po përjetojnë kohë të vështira, po përjetojnë në mënyrë të vazhdueshme strese të cilat po pasqyrohen negativisht në psikikën dhe sjelljen tonë.Kriza e moralit është bërë pjesë e jetës . Vështërsitë ekonomike janë bërë burim i stresit permanent në shoqërinë tonë të pasluftës. Si pasojë e varfërisë janë shfaqur një mori dukurish të cilat ishin të huajat për shqiptarët. Vetëvrasjet kurrë nuk kanë qenë më të theksura. Stresi dhe shqetësimet e vazhdueshme shumë kujt po ia prejnë trupin për së gjalli. Kur nga 2 milionë banorë sa konsiderohet që ka Kosova, mbi 50 përqind të tyre jetojnë keq, nuk kemi shumë me çka të mburremi, përpos arritjeve që janë bërë në planin politik. Të luftohet për bukën e gojës në një vend të vogël por të pasur me pasuri natyrore siq është Kosova, është paradoks i kohës. Tashmë njerëzit janë ngopur me premtime boshe. Kriminaliteti i organizuar, keqpërdorimet dhe korrupsioni me duket se e kanë kërcënuar edhe sigurinë kombëtare. Kjo vlen posaçërisht për veriun e vendit, ku po bëhen të gjitha llojet e kriminalitetit. Për këto dhe të gjitha ato që i theksuam më lartë ishte dashur të mendohet dhe punohet shumë më ndryshe se deri me tash. Duke punuar për ta zbutur papunësinë dhe fukarallëkun, dhe duke luftuar çdo lloj krimi në do të ndërtojmë shtetin e mirëfilltë ligjor dhe ruajmë identitetin tonë kombëtar…
...