Liria e mediave me pash’ - gënjeshtrat me thasë
Thanë reporterët pa kufi nuk paska liri, mirëpo a duhet të thuhet se ku humbi pikërisht kjo liri? Për gazetarët nuk ka më gjoba, as burgje. Nga administrata askush nuk e merr më guximin të hedhë në gjyq një media, më shkurt një gazetar. Pikërisht kjo i bëri gazetarët e vendit tim jo vetëm trima, por të marrin të gjitha kompetencat dhe të fillojnë të hyjnë e të dalin kudo, të flasin e të shkruajnë çfarëdo, të bëjnë gjithshka dhe të mos kenë asnjë pasojë. Kjo është një liri e tepruar për mendimin tim, mirëpo nuk mendon kështu Kryeministri, i cili ka vendosur: asnjë denim për gazetarët dhe asnjë zyrtar i këtij shteti nuk do denoncojë gazetarët.
Unë kujtoj historinë e 4 viteve më parë, kur ujqërit e PS u ndërsyen kundra gazetarëve me hanxhar ne dorë, kush t’i rripte me gjoba, kush t’i godiste me plumb e kush t’i rrihte më shumë. Cilët jeni ju zotërinj Sorge të asfare qeverisje, që nuk latë më dhunë karshi nesh, gazetarëve të mjerë, që mezi nxirrnim gjysëm rroge për të ushqyer fëmijtë tanë, nën atë katran qeverisjeje korrupsioni. Në një forum ku edhe unë bëj pjesë, me të drejtë Llamadeu, një gazetar në Belgjikë ka shkruar disa artikuj për gazetarët shqiptarë që shkruajnë orë e çast për diktaturën: c’dreq gazetarësh janë këta moree? As për atë kohë që iku nuk dinë të shkruajnë, as për sot nuk ia shkrepin fare, përveçse janë ca rrogëtarë të majmë. Akuza të mëdha për gazetat shqiptare dhe mediat e saj që mbahen me para, sepse nuk ka mundësi që të gjitha mediat e gazetat në Shqipëri e japin një lajm sikur është shkruar nga një dorë. A rrojnë mediat me kontributin e tyre financiar? As që bëhet fjalë, por ajo që dua të them është se liri ka sot. Sot është komode të jesh gazetarë. Askush s’të ngacmon, s’të rreh, s’të gjobon dhe s’të burgos. Mund të ketë ndonjë raste sporadik, por edhe një shprehje vendçe thotë: “Ska pyll pa derra”. Rëndësi ka që qeveria nuk ndërhyn në punët e mediave dhe zyrtarët e këtij shteti nuk denoncojnë më dhe nuk kërkojnë gjoba nga gazetarët e varfër dhe media e shkretë. Kjo duhet vlerësuar si një gjë e mirë dhe jo zhurma e teneqerave të prishura.
Ndonëse këto mediat tona janë kthyer në asi gjërash si puna e plakave të mëhallave tona atje në jug, që nguleshin gjithë ditën, dëgjonin kujt i shpëtoi ndonjë pordhë dhe i shkreti Hasan Pordha gjithë jetën i mbeti epiteti .Zotërinj, ka ndryshuar katundi. Shikoni realitetin. Po përmend një një rast ideal. Kur Astrit Patozi punonte kryeredaktor i RD dhe unë gazetar në jug, shpresuam se me fitoren e PD gazeta do të merrte publicitetin e merituar, por një ditë, ai më thotë: Gëzim, më vjen keq por s’kemi fonde, qeveria i hoqi të gjitha njoftimet nga media dhe ia kaloi një strukture tjetër, kjo për të luftuar korrupsionin. Cili ministër dje bënte kështu përveçse kërkonte nga mediat gjoba. I kujtoni kohët e qeverise socialiste, madje po t’i shikoni ata që i drejtohen gjykatës për të kërkuar haraçe e gjyqe, janë pikërisht ata që dje ishin qeveritarë.
Hë ore, si do t’i vëmë kokë muhabetit? Mungon liria është si të thuash ky diell më duket se është hënë...
...