E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla “Demir Gashi” në Peshkopi, së shpejti standarde bashkëkohore të mësimdhënies

TIRANË, 17 gusht/ATSH/ Në shkollën “Demir Gashi” në Peshkopi vijon puna për rikonstruksionin e saj.

Kyeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga puna për rikonstruksionin e kësaj shkolle, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Dibër.

“Po punohet çdo ditë që nxënësit, mësuesit dhe i gjithë personeli të zhvillojnë mësimin në kushte dinjitoze, klasa e laboratorë modernë, si dhe hapësira të reja për veprimtari passhkollore e komunitare”, thekson Rama.

Kryeministri Rama tha se “shkolla e re do të ofrojë standarde bashkëkohore të mësimdhënies e sigurisë, si dhe mjedise që garantojnë gjithpërfshirje dhe cilësi në arsim”.

Rikonstruksioni i shkollës ka qenëë kërkesë e kahershme e mësuesve dhe prindërve për kushte bashkëkohore, më të sigurta dhe më komode, duke krijuar një mjedis gjithëpërfshirës që nxit cilësinë në arsim dhe zhvillimin e potencialit të çdo nxënësi.

Punimet për rikonstruksionin e shkollës kanë nisur në maj të këtij viti dhe pritet të përfundojnë në nëntor.

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›