E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolla Kombetare e Koreografise aty ku pergatiten talentet e baletit dhe skenes

Tirane 7 Shkurt 2011 NOA 8211 Shkolla e Mesme Kombetare e Koreografise eshte i vetmi institucion ne Shqiperi qe pergatit talentet ne fushen e baletit dhe kercimit. Qellimi i shkolles eshte formimi kulturor dhe profesional i te rinjve qe paraqesin te dhena specifike per kercimin e cila krijon nje bagazh per disiplinat koreografike duke krijuar figura profesionale me baza te mira per hyrje ne boten e spektaklit si balerine.

Sot ne kete shkolle studiojne e pergatiten per tu bere balerine mbi 220 nxenes te ciklit 9 vjecar dhe te mesem. Stafi akademik i shkolles i perbere nga 33 mesues kujdeset qe keto nxenes te pergatiten jo vetem si balerine por formohen edhe me kulturen e nevojshme. thote drejtoresha e ketij institucioni znj. Blerina Arbana.

Institucioni i vetem ne Shqiperi nga ku dalin balerinet e skenave kohet e fundit i eshte nenshtruar nje procesi te rikonstruksionit te ambienteve. Keto nderhyrje ishin te nevojshme per permiresimin e cilesise se ambienteve ku nxenesit kalojne jo pak ore studimi.

Shkolla Kombetare e Koreografise eshte institucion edukues specifik dhe per kete arsye kerkon edhe hapesira apo kushte specifike si salla te medha per praktiken e nxenesve balerine. Gjate kesaj kohe shkolla ka pesuar disa riparime fale perkushtimit te institucioneve publike por edhe fale bashkepunimit me kompani private. Kohet e fundit AMC na ka mbeshtetur me permiresimit te nje pjese te infrastruktures. Dhe per kete duhet ta falenderoj edhe ne emer te nxenesve pasi i eshte pergjigjur ne kohe kerkeses sone. Kjo ndihme mendoj se do te ndikoje pozitivisht ne ecurine e nxenesve dhe ardhshmerine e shkolles sone ne lidhje me standardet bashkekohore njesoj si shkollat homologe ne bote.

Per realizimin e ketij projekti u punua mbi dy muaj dhe tani ne te gjithe ambientin e shkolles mund te punohet ne kushte normale. Kujdes i vecante i eshte kushtuar sallave te baletit ku nxenesit bejne shumicen e ushtrimeve praktike.

Shkolla Kombetare e Koreografise ka hyre ne 50 vjetorin e dyte te ekzistences si institucion edukues qe merret me zhvillimin e talenteve ne fushen e baletit ne Shqiperi. E themeluar qe ne vitin 1957 prej kesaj shkolle kane dale nje numer i madh artistesh te skenes ne vite duke perfshire edhe brezin me te ri si Klejdi Kadiu Ambeta Toromani etj. Fale investimit te stafit pedagogjik si edhe vete nxenesve pritet qe ne te ardhmen te kemi akoma me shume protagoniste te skenes europiane nga Shqiperia.

e.t/NOA

LidhjeAmbeta Toromani amc balet Blerina Arbana kercim Kledi Kadiu Shkolla Kombetare e Koreografise talente Tirane

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›