Ha insekte për ta përvetësuar rolin

Nga Express më 07 shkurt 2011 në ora 14:57
Aktori Adrien Brody ka treguar se si ai ka kaluar tërë natën nëpër mal, duke ngrenë insekte vetëm për t’u përgatitur për filmin e tij të ri “Wrecked”.
Aktori i Hollywoodit ka thënë se ai ka ngrenë insekte dhe pemë të egra gjatë në nate në një pyll kanadez vetëm për ta kuptuar më mirë karakterin e tij, i cili paraqet një të mbijetuar nga një rrëzim i një aeroplani në film.
“Me kapi një lloj sëmundje që me lodhi shumë por prapë kam vendosur që të kaloj disa net në pyll duke ngrenë insekte gjatë muajit shkurt në Kanada”, tha Brody.
“Pavarësisht se nuk ka qenë një tranzicion i dëshiruar ky me ka ndihmuar shumë që të transformoi rolin tim”, tha aktori.