Shkolla Politike, Topi shperndan diplomat
TIRANE - Politika shqiptare ka nevoje te arrije standarte te nje shoqerie demokratike. I ndodhur ne ceremonine e dhenies se diplomave te studenteve te shkolles shqiptare te Studimeve Politike, Presidenti Topi ka vene theksin pikerisht te nje rritje e kualitetit ne te berit politike. Ai beri thirrje gjithashtu qe shteti mos t'i lere ne harrese, ata qe perfundojne kete shkolle por t'i shohe ato si kualitete qe i duhen kesaj shoqerie. "Shkolla Politike ka nje mision pertej te qenit udheheqes politike. Te jesh udheheqes politik eshte nje moment shume i rendesishem ne jeten e nje njeriu dhe te nje institucioni te nje vendi, por te jesh misionar politik eshte dicka me shume se sa te jesh udheheqes politik", tha Topi. Shkolla e Studimeve Politike ka filluar vitin e kaluar me kontributin e KE, te cilet jo vetem ideuan, projektuan dhe financuan, por kane ndjekur dhe vazhdojne te ndjekin me shume vemendje, ecurine e studimeve ne kete shkolle.