E Diel, 1 Nëntor 2026

Zef Nikolli, viktime e racizmit

ROME - Vrasja e nje tjeter shqiptari Zef Nikollit, ne maj te ketij viti eshte bere per motive raciste. Gjate kesaj ngjarjeje, i plagosur ngeli dhe nje tjeter shqiptar. Kete e ka konfirmuar, policia italiane e cila ka bere te ditur se ka vene ne pranga kater italiane, qe sipas burimeve jane te gjithe me precedente te meparshem kriminale, per vepra te ndryshme penale. Keta persona jane arrestuar ne fillim te tetori, nga policia e Romes. Prangat mbi ta kane rene pasi jane gjendur pergjegjes per ekzekutimin me nje bresheri plumbash te emigrantit shqiptar Zef Nikolli. Burime zyrtare te policise se kryeqytetit italian, sqarojne se behet fjale per vrasjen e ndodhur 16 majin e kaluar ne nje bar te Montespacatos ku mbeti i vrare 26-vjecari shqiptar Zef Nikolli. I ndjeri jetonte prej kohesh ne Itali ku dhe punonte me dokumente te rregullta dhe sipas policise nuk ishte i njohur per ta, pasi nuk kishte krijuar probleme ndonjehere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›