Vret nenen, gjykata le ne burg 35-vjecarin
Tirane- Vrau nenen se nuk i dha leke per heroine, gjykata la ne burg 35 vjecarin. Alkent Birko, 35 vjec ka heshtur dje para gjykates, ndersa gjyqtarja e gatshme Shefkie Demiraj ka vendosur ndaj tij masen e sigurise "arrest me burg", mase kjo e kerkuar nga ana prokurorise. Ngjarja e rende, sipas akuzes ka ndodhur tre dite me pare rreth ores 18:45, prane tregut te Medresese tek shkolla "Misto Mame". Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria ka rezultuar se i riu ka vrare nenen e tij, Shpresa Hoxha, 60 vjece, pas nje sherri te ndodhur ne shtepine e tyre, per leket e droges. Nga te dhenat e para hetimore ka rezultuar se i pandehuri kur ka qelluar pese here me thike nenen e tij, ka qene ne gjendje crregullimi mendor. Perpara oficereve te policise gjyqesore i pandehuri e ka pranuar autoresine e krimit te tij duke treguar edhe pendese. "Me ka ikur truri dhe kam marre nje thike. Me pas nuk e mbaj mend me se cfare kam bere. Une vuaj nga probleme mendore dhe dua qe te me kuroni", mesohet te kete thene gjate rrefimit te tij, perpara oficereve te policise gjyqesore. Nga hetimet e deritanishme si dhe nga deshmite e mbledhura, vitet e fundit, 35-vjecari bente nje jete te crregullt prej narkomani dhe shkonte ne shtepi rrallehere, sa here qe kishte nevoje per para. Ai ishte i papune dhe ne te shumten e rasteve leket per te marre "mallin" ia merrte pas grindjeve te shumta se emes, kane thene per policine fqinjet e familjes. Prokuroria e Tiranes ka ngritur ndaj 35-vjecarit akuzen e "vrasjes me dashje".
R. Caushaj
R. Caushaj