Shqiptaret, emigrantet me te integruar ne Itali
Rome - Emigrantet shqiptare ne Itali tani jane me te integruarit ne shoqerine e vendit fqinj, Itali. Ky ka qene artikulli qe disa dite me pare ka shkruar nje nder gazetat me te medha ne shtetin fqinj, Corriere Della Sera ne faqen e saj on-line. Shqiptaret nuk jane me ata te viteve 90 kur dalloheshin vetem per vjedhje, vrasje apo krime te ndryshme. Ata sot jane me te integruarit nga te gjitha kombesite e tjera, ndersa vendin e shqiptareve tani e kane zene rumunet, pasi jane ata qe gjenden cdo dite ne faqet e para te se gjitha gazetave italiane.