Antikorrupsioni, mbeshtetje gjermane per TIA-n
Gjermania mbeshtet Shqiperine ne rrugen e saj drejt integrimit evropian, por Raport Progresi per Shqiperine shprehet qarte qe ka ende pune per te bere, ne luften kunder korrupsionit. Ky ka qene vleresimi qe ka dhene ambasadori Gjerman ne Tirane Bernd Borchardt, gjate nenshkrimit te marreveshjes per bashkepunim me Transparence International Albania, ku ambasada Gjermane mbeshtet TIA-n per zhvillimin e nje sistemi monitorimi anti-korrupsion ne Shqiperi. Ne fjalen e tij, Borchardt vleresoi se Shqiperia ka bere progres per sa i perket luftes antikorrupsion, por eshte e nevojshme, nje pune me e madhe. "Te gjithe kemi lexuar Raport Progresin e bere publik nga ambasadori i Komisionit Evropian ne Shqiperi, Helmut Lohan. Na duhet te pranojne qe nje vemendje e madhe i eshte kushtuar progresit te bere nga Shqiperia. Por ky raport ka nenvizuar edhe detyrat e shtepise per Shqiperine. Ku nje pike e rendesishme eshte lufta antikorrupsion dhe eshte per t'u nenvizuar fakti se kemi ende shume pune per te bere", deklaroi ambasadori gjerman, per te cilin eshte shume e rendesishme qe te kete nje doze me te forte, ne luften kunder korrupsionit, ketij fenomeni gerryes per te gjitha shoqerite. Sipas tij, Gjermania e mbeshtet Shqiperine ne rrugen e saj drejt BE-se. "Ne inkurajojme Shqiperine te vazhdoje me reformat dhe te ece perpara drejt standardeve demokratike evropiane". Marreveshja e nenshkruar dje me TIA ka nje vlere prej 30 mije euro, shume e cila do te sherbeje per zhvillimin e ketij programi.