E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla “Shyqyri Peza” në Tiranë, kushte dinjitoze për 960 nxënës

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Shkolla “Shyqyri Peza” në Tiranë garanton kushte më të mira dhe hapësira moderne për nxënësit dhe stafin mësimor, pas rikonstruksionit të kryer nga bashkia e Tiranës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga godina e rikonstruktuar, e cila është konceptuar për të krijuar mjedise të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor, duke garantuar kushte më dinjitoze për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

“Një fillim i ri për 960 nxënësit e shkollës “Shyqyri Peza” në Kombinat, Tiranë, të cilët nga sot do ta zhvillojnë mësimin në një hapësirë të re, moderne dhe të sigurt”, u shpreh Rama.

Shkolla e re qëndron e hapur edhe përtej orarit mësimor për programin “Pas Shkolle”, si edhe për aktivitete, projekte dhe veprimtari të ndryshme të nxënësve dhe komunitetit.

Në këtë mënyrë ajo shërben jo vetëm si një hapësirë moderne arsimore, por edhe si një pikë e rëndësishme komunitare, ku fëmijët dhe banorët e zonës mund të zhvillojnë aktivitete edukative, kulturore dhe sociale.

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›