E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolla angleze ku fliten 71 gjuhë !

 

BRITANI E MADHE - Në korridoret e një shkolle të mesme në Londër, dëgjohen plot 71 gjuhë të ndryshme. Kjo, pasi nxënësit e kësaj shkolle vijnë nga vende dhe komunitete të ndryshme të botës. “Southfields Community College” në Wandsworth është shkolla në Angli kur nxënësit nuk flasin fare anglisht. Në fillim atyre u është mësuar anglisht në një kurs fillestarësh, dhe më vonë janë ndarë në klasa të ndara sipas gjuhës që flasin. Mes gjuhëve të folura janë arabishtja, gjuha kurde, farse (nga Afganistani), kazake (Kazakistani), gjuha kroate, zulu, suahili (Kenia) dhe krio (Sierra Leone). Drejtoresha thotë: “Kemi patur një rritje të numrit të nxënësve, por deri tani asnjë problem racizmi. Këta fëmijë kanë shumë dëshirë të mësojnë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›