NYT: Pentagoni ndryshon procedurat për tenderin e armëve
Çështja e eksportit të muncioneve nga Shqipëria drejt Afganistanit nëpërmjet firmës AEY detyron Pentagonin të ndryshojë proceduart për tenderin e armëve me Afganistanin. Gazeta prestigjioze Nju Jork Times shkruan: "Ushtria amerikane ka filluar të rishikojë proceduart e përdorura për furnizimin e sigurisë në Afganistan, por edhe në Irak më armë nga vende të tjera, si pasojë e akuzave për mashtrime dhe dyshimeve për kompetencën e furnizuesit privat kryesor, për muncionet në Afganistan".
Kompania AEYu pezullua muajin e kaluar pasi hetuesit e akuzuan atë se kishte furnizuar forcat e sigurisë së Afganistanit me municione të vjetra kineze ndërkohë që firma pretendonte se municionet ishin hungareze. Ushtria vendosi të rishikonte procedurat e kontratave duke qenë se shumë zyrtarë të industrisë së armëve bënë të ditur se shumë kohë përpara pezullimit të kompanisë AEY, ishte e qartë se ushtria kishte dështuar duke qenë se nuk kishte marrë parasysh faktorët e rrezikut në të shkuarën e kësaj kompanie dhe aktivitetin e saj duke u joshur nga oferta e ulët .
Kontrata e AEY-së me Pentagonin ka tërhequr vëmendjen e 3 komisioneve në kongres, të cilat pritet të kenë seanca të veçanta dëgjimore për këtë çështje.
'Nje element i ri për rishikimin e kontratave mes kompanive dhe Pentagonit për firmosjen e një kontrate është duke u shqyrtuar nga departamenti i mbrojtjes'-kanë deklaruar zyrtarë e ushtrisë amerikane të cilët shprehen se ndryshimet janë të nevojshme. Sipas ligjit amerikan kompanitë që merren tregtinë e armëve dhe municioneve duhet të dorëzojnë në Pentagon çdo informacion dhe detaj për firmat e tjera, që do të merren me transportin, ndërmjetësimin dhe furnizimin.
Ushtria amerikane nuk ka vendosur një datë të caktuar se kur mund të përfundojë i gjithë studimi, për rishikimin e kontratave, por puna po vazhdon intensivisht nën presionine autoriteteve më të larta amerikane.