Ushqimet, rriten çmimet e prodhimit vendas
Vazhdon rritja galopante e çmimeve ne tregjet e fruta-perimeve. Prodhimi vendas është shtrenjtuar gjatë këtij muaji me rreth 20 lekë për artikull, duke mos përmendur çmimet e mallrave të importit. Kjo situatë e krijuar ka bërë që shumë qytetarë të ankohen për sa i përket çmimeve të larta, duke u shprehur se cmimet kanë arritur në stratosferë dhe janë bërë të papërballueshme për xhepat e tyre. Një rritje e tillë është pranuar edhe nga vetë tregtarët të cilët shprehen se për shkak të shtrenjtimit ka rënë ndjeshëm edhe sasia e shitjeve.
Banka e Shqipërisë deklaron se rritja e çmimeve do të vazhdojë për shkak të ndikimit të krizës botërorë të ushqimeve dhe mungesës së prodhimit vendas bujqësor, që në situata të tilla mund të shërbente për të normalizuar gjendjen.