E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë: arrestohen 3 shqiptarë, shpërndarës droge

 

Policia greke në një operacion të rëndësishëm në qytetin e Patrës ka shkatërruar një organizatë të tregtimit të lëndëve narkotike. Departamenti i antidrogës së qytetit ishte informuar per veprimtarinë e një organizatë që tregtonte lëndë narkotike në qytet dhe për këtë hartoi një plan të hollësishëm.

Si pasojë kanë arrestuar 3 pjesëtarë të këtij grupi, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, të cilat janë shtetas shqiptarë më moshë, përkatësisht 19, 22 dhe 23 vjeç ndërsa banonin në një shtëpi në lagjen Virona të Athinës.

Pas arrestimit janë gjetur në vendbanimin e tyre dhe janë konfiskuar një sasi prej 4.5 kg heroinë e pastër, 400 gramë kokainë, një peshore elektronike, 4 celularë, një sasi parash prej 520 euro si dhe një bllok shënimesh me numrat e telefonave të klientëve të cilët ata u shisnin lëndët narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›