E Diel, 1 Nëntor 2026

Ademi: Maqedonia shumë shpejt do ta njohë Kosovën

Më njohjen e menjëhershme të pasaportave të Kosovës nga ana e Qeverisë së Maqedonisë, jepen sinjale pozitive se në kohë shumë të shkurtër mund të sillet vendim edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të njohur zv/kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, i cili thotë se Qeveria e Maqedonisë pa asnjë rezervë, ditë më parë, pranoi dokumentet e para zyrtare të kosovës. Dhe kjo, sipas tij, do të ndikojë shumë pozitivisht në marrjen e një vendimi të shpejtë edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Zyrtarë të lartë të Maqedonisë, edhe para por edhe pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës kanë deklaruar se për njohjen e pavarësisë së Kosovës do të ndjekin politikën e SHBA-ve dhe shteteve anëtare të BE-së. Kjo dëshmon se Maqedonia nuk do të bëjë një politikë përjashtuese, prej këtyre shteteve që tanimë një numër të madh edhe kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Maqedonia do të njoh pavarësinë e Kosovës, për një afat shumë të shkurtër, theksoi zv/kryeministri Ademi. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›