E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëndetësia, përfundon prokurimi për 104 barna

Tiranë- Mbyllen procedurat e prokurimit për 104 nga 183 medikamente për nevojat spitalore, me një fond limit prej 845 568 000 lekë.

Lajmin e ka njoftuar sot zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Zhaneta Tomçini, e cila sqaroi se, 88 medikamente me një fond prej 489 080 200 lekë u prokuruan me procedurën "me negocim pa shpallje të njoftimit", pasi rezultonin të regjistruara nga një kompani e vetme dhe nuk arrihet konkurenca për të përdorur procedurat e hapura të prokurimit.

"Ndërsa 96 medikamente të tjerë me një fond limit prej 356 488 000 lekë, u prokuruan nëpërmjet procedurave të hapura elektronike", tha ajo.

Sipas saj në përfundim të këtyre procedurave, të cilat u zhvilluan gjatë muajit korrik, u arrit që të shpalleshin oferta fituese 20 kompani farmaceutike për kontraktimin e 104 medikamenteve me një vlerë prej 688 170 600 lekë nga 707 387 800 lekë që ishte fondi limit i planifikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›