Shkolla hoteleri-turizëm, edhe me degë informatike
Viti i ri arsimor 2010-2011 do të sjellë edhe hapjen e degës së Informatikës në shkollën e mesme hoteleri-turizëm, “Antoni Athanas”. Kjo u bë e ditur nga drejtoresha e zyrës arsimore Sarandë, Lina Vaso. Dega e re e informatikës në shkollën e mesme hoteleri-turizëm është risia e këtij sezoni të ri arsimor për këtë qytet, duke shtuar kështu degët e menaxhimit të biznesit dhe hotelerisë në këtë shkollë.
Drejtoresha Vaso tha se po bëhen të gjitha përgatitjet e duhura për vitin e ri arsimor, si për infrastrukturën, ashtu edhe për stafin mësimdhënës në të gjitha shkollat e rrethit. Sipas saj, standardet arsimore për vitin akademik 2010-2011 paraqiten optimiste. Madje ajo ka premtuar se nuk do të ekzistojë asnjë shkollë e mbyllur ose jashtë kushteve të mësimdhënies.
#