E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertiza: Vrasje me gjakftohtësi

Prokuroria

Organi i akuzës ka theksuar në deklaratën përpara trupit gjykues se shtetasi Pjetër Pjolli, në bazë të provave të mbledhura dhe akt ekspertizës së viktimave, e ka kryer vrasjen e 40-vjeçares Nine Pjolli me plumba në kokë dhe më pas i ka çarë kafkën me mjete të forta. Ndërsa në trupin e të bijës, Kristinës 17-vjeçare, nuk ka asnjë shenjë plumbi. Asaj i është çarë kafka me mjete të forta. Kjo shpjegon edhe faktin se në vendin e ngjarjes e gjithë dhoma ka qenë e mbuluar me gjak dhe muret kanë qenë të spërkatura nga gjaku i viktimave. Prokurorja e çështjes e ka klasifikuar ngjarjen si një nga krimet më të rënda të ndodhura 10 vitet e fundit në Shkodër.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›