E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastron bodrumin, gjen armet

Pastrimi i nje bodrumi nga nje teknik italian i firmes “Daniel”, ka zbuluar nje arsenal armesh. Burime zyrtare nga uniformat blu, thane se armet dhe municionet jane gjetur ne nje garazh, ne afersi te fushes se aviacionit. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar uniformat blu, ku kane gjetur dhe kane sekuestruar nje kallashnikov, 250 cope fisheke mod. 56, 24 cope fisheke kalibri 9 mm, nje granate me ndezes te ndare dhe 4 krehra. Te njejtat burme bejne te ditur se te gjitha armet ishin te ndryshkura, nderkohe qe municionet i kaluan Institutit te Policise Shkencore per ekzaminime te metejshme.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›