Inspektorati i Punes, asnje te dhene per aksidentet
Inspektorati Shteteror i Punes nuk ka asnje te dhene zyrtare per inspektimet qe jane kryer gjate ketij viti. Nderkohe qe vetem gjate dy diteve te fundit numerohen kater aksidente dhe 11 persona, te cilet jane aksidentuar rende, ku njeri prej prej ka humbur jeten. Per Fushe-Krujen, shkak i aksidentit ka rezultuar montimi i gabuar i skeles. Ndersa gjate inspektimeve te kryera pas ndodhjes se aksidentit te djeshem, ka rezultuar se firma nuk plotesonte kushtet e sigurise ne pune. “Per momentin nuk mund te japin asnje te dhene mbi ngjarjet e ndodhura gjate ketyre diteve, pasi jane duke u kryer ende inspektime”, deklaroi dje zedhenesja per shtyp e Inspektoratit Shteteror te Punes.
Gjate analizes vjetore te vitit qe sapo lame pas, Inspektorati i Punes eshte zotuar se do te kontrolloje te gjitha subjektet per te garantuar sigurine ne pune, duke perfshire ketu edhe minierat. “Inspektorati Shteteror i Punes, ne bashkepunim me organizatat e punedhenesve dhe punemarresve, do te insistoje ne te ardhmen, ne drejtim te permiresimit te kontratave te punes te punonjesve te minierave. Keto masa do te merren me qellim qe pjese e rendesishme e tyre, te jete marrja e masave nga punedhenesit ne parandalimin e aksidenteve ne pune”, ka pohuar kreu i ketij institucioni, Thoma Mico, gjate analizes vjetore. Megjithese jane bere premtime te tilla, vetem ne dy dite rezultojne kater aksidente, ku 10 persona jane plagosur dhe nje prej tyre ka humbur jeten. Tashme priten te merren masa konkrete per te aplikuar disa standarde te reja, ne menyre qe te parandalohen aksidentet ne pune qe duket se jane shtuar shume keto kohet e fundit.
Per vitin 2008, nuk rezulton asnje e dhene nga Inspektorati i Punes per kontrollet dhe inspektimet qe jane bere gjate ketij viti. Te vetmet te dhena qe jepen jane ato te vitit te kaluar. Sipas analizes vjetore te 2007, rezulton se ka nje ulje te aksidenteve ne pune, nderkohe qe eshte rritur numri i kontrolleve dhe inspektimeve te kryera ne ndermarrje te ndryshme. Te dhenat tregojne se gjate vitit te kaluar jane kryer 36 aksidente me pak ne pune, pra vetem 111, nderkohe qe kjo shihet si rezultat i kontrolleve te ushtruara. E megjithese per vitin e kaluar ka rezultuar se jane inspektuar 8905 subjekte, per kete vit nuk ka asnje te dhene per numrin e inspektimeve dhe aksidenteve qe jane kryer.
S.Isaku