E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkollat e mesme, ndryshon afati, regjistrimi, me dy turne

Drejtoritë e shkollave kanë ngushtuar kohën, duke vendosur në dispozicion të regjistrimeve vetëm pesë ditë

Ka ndryshuar afati i regjistrimit për në shkollat e mesme të vendit. Drejtoritë e shkollave kanë ngushtuar kohën, duke vendosur në dispozicion të regjistrimeve vetëm pesë ditë kohë. Kështu, afati për tu regjistruar është deri më 27 gusht, ditën e premte. Sipas burimeve zyrtare, mësohet se ndryshimi ka ardhur për shkak të vjeshtës, ku mbetësit duhet të japin provimet. Madje, në disa prej shkollave të kryeqytetit regjistrimet po bëhen me dy turne. Shkurtimi i afatit ka ngarkuar akoma më shumë shkollat, të cilat në vetëm dy ditët e para po përballen me fluks të lartë nxënësish. Po kështu, mësohet se ka ndryshuar edhe dita e regjistrimit të fëmijëve për në kopshte dhe çerdhe. Nga burime zyrtare pranë Drejtorisë Arsimore Tiranë mësohet se regjistrimet nisin më 30 gusht

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›