Zjarrvënia e qëllimshme,Mjedisi:Masa

Masa ligjore si dhe procedime penale do të merren ndaj të gjithë atyre personave të cilët do të shkaktojnë zjarre të qëllimshe. ZV.ministri i Mjedisit , Auron Mneri kërkoi që njësite e qeverisjes vendore të rrinisin angazhimin dhe përgjegjësitë për parandalimin e zjarreve. Sipas Mnerit pjesa më e madhe e zjarreve janë shkaktuar prej pakujdesive njerëzore si pakujdesia apo zjarre të qëllimshme.
Sipërfaqet më të mëdha me pyje që janë djegur janë Saranda me 38 ha dhe më pas vjen Vlora me 20 ha. Ndërkohë parashikimi për një mot të thatë edhe për një periudhë 10 ditore shton më tepër rrezikun dhe favorizon rënien e zjarreve në pyje.