Shkollat e minoritarëve,librat në gjuhët amtare
Autori i Lajmit: red.
Viti i ri shkollor 2008-2009 do t i gjejë minoritarët me librat në gjuhët e tyre. Jo vetëm kaq, por të shkruara edhe nga vetë ata. Lajmi është bërë i ditur nga radio DË, e cila shton se MASH tashmë ka nisur nga puna dhe për botimin e teksteve në gjuhët amtare të minoriteteve. Qeveria shqiptare po e zgjidh përfundimisht këtë problem, që është dhe një standard i kërkuar dhe i shprehur në Kartën kuadër të Këshillit të Evropës për liritë e të drejtat e minoriteteve. Specialistë të Ministrisë shqiptare të Arsimit, në bashkëpunim me specialistë të minoritetit grek në Jug të Shqipërisë, po hartojnë tekstet për të gjithë ciklin shkollor deri në atë universitar. Mësimi në shkollat e minoritetit grek në Shqipëri realizohet në klasa ku ka një numër të ulët të nxënësve. Një nga kërkesat e përhershme të minoritetit grek, të shprehura edhe para vëzhguesve ndërkombëtarë, ka qenë mungesa e teksteve në gjuhën greke të hartuara jo sipas modelit të përkthimit prej tekstit shqip në greqisht, por të botuara prej vetë mësuesve e autorëve minoritarë. Qeveria shqiptare e zgjidhi përfundimisht problemin e botimit të teksteve shkollore në gjuhët amtare për minoritetet që jetojnë në Shqipëri. Minoriteti grek dhe maqedonas do të kenë për vitin mësimor 2008 e në vijim tekstet në gjuhët e tyre amtare, të hartuara prej specialistëve të këtyre minoriteteve për të gjithë ciklin shkollor, deri në atë universitar. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Shqipërisë ka nisur investimin për realizimin e këtij standardi që shprehet edhe në Kartën kuadër të Këshillit të Evropës për liritë e të drejtat e minoriteteve. Kësisoj, Shqipëria renditet ndër vendet që plotëson standardet më të avancuara për arsimimin e minoriteteve në gjuhët e tyre amtare, si një nga standardet themelore të respektimit të lirive e të drejtave të minoriteteve.
Ky lajm është publikuar: 08/07/2008