Qeveria të ndalë mafian minerale
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kërkoi dje nga Qeveria më shumë vëmendje ndaj minatorëve dhe luftës ndaj atyre që ai i quajti “mafia e mineraleve”. Sipas Ramës, duhet të merren masa që të mos mbyllet ky sektor, i cili është një sektor me rëndësi për ekonominë shqiptare. “Duke u solidarizuar përditë me grevën e minatorëve, ne bëjmë sot apel për një sërë masash të jashtëzakonshme që të ndalin shpërdorimin kriminal të pasurive minerare të vendit tonë, i cili vijon të marrë jetë njerëzish, të skllavërojë baballarë e fëmijë që shfrytëzohen egërsisht nga ajo që minatorët e quajnë “mafia e minierave” dhe të mbyllë hermetikisht derën e së ardhmes në këtë sektor ku duhet të fitojë sot e nesër ekonomia kombëtare, e jo të përfitojë vetëm një grusht përfaqësuesish e klientësh të pushtetit”, - tha ai. Kreu i selisë rozë përsëriti gjithashu kërkesën drejtuar Kryeministrit për të takuar minatorët grevistë dhe të mos u mohojë të drejtën legjitime të dialogut me qeverinë për hallet e problemet e tyre jetike. Sipas tij, refuzimi për t i takuar dhe mohimi i së drejtës së dialogut përbëjnë një mohim të turpshëm të ekzistencës së këtyre njerëzve, qytetarë e prindër në vështirësi ekstreme, të cilëve politika në pushtet u ka mbyllur çdo rrugë për të dalë nga situata tragjike ku ndodhen. Rama tha se minatorët shqiptarë janë sot një nga grupet shoqërore me të diskriminuara prej politikës së vjetër. Ata përballen me kërcënimin e përditshëm të vdekjes dhe me kushte jetese mesjetare në punë e në familje, për shkak të pasigurisë totale nga njëra anë e të skamjes nga ana tjetër. “Ne i kemi propozuar Kuvendit një projektligj për të zbutur sadopak kushtet e tyre familjare duke bërë një rritje të arsyeshme të pensionit dhe kërkojmë që Kryeministri e forcat qeveritare ta miratojnë këtë propozim, duke korrigjuar gafën e Komisionit te Ekonomisë ku e hodhën poshtë me shurdhërinë e shumicës”, - theksoi ai.
Ky lajm është publikuar: 08/07/2008