Shkollat, jo vizitë kulturës

Qendra e skijimit Brezovica gjendet në një lartësi mbidetare rreth 2000 mijë metra.
Jo pse kjo qendër nuk duhet vizituar dhe të ketë ekskursione, por se Muzeu i Kosovës dhe Galeria e Arteve apo edhe Muzeu Etnologjik gjenden një lartësi mbidetar prej afro 600 metrave dhe kurrë apo fare pak janë vizituar nga nxënës të shkollave fillore, por edhe të mesme të Kosovës.
Duke pasur këto institucione te dera e shtëpisë, nxënësit e gjeneratave të ndryshme as që janë të informuar, e as nuk kanë parë shumë çka që lidhet me historinë dhe artin e popullit të tyre.
Këto gjëra nuk i ka parë Diellza, nxënëse e klasës së pestë në Shkollën Fillore “Pjetër Bogdani”.
“Jo nuk na kanë dërguar kurrë, përveç në teatrin e kukullave”, thotë Diellza.
Edhe pse shkolla e mesme “Sami Frashëri”, gjendet jo shumë metra nga Muzeu i Kosovës edhe Fatlumi nxënës i klasës së 11-të, kurrë nuk ka qenë për vizitë të organizuar në institucione të kulturës.
Vizita të tilla nuk bëhen as në Galerinë e Arteve të Kosovës. Ose të paktën jo në kohën prej se Fahredin Spahija është zgjedhur drejtor i saj.
Gjatë kohës sa jeni drejtor a ka ardhur kush me iniciativë që shkollat e mesme por edhe fillore ta vizitojnë institucionin më të lartë të artit, Galerinë e Arteve të Kosovës?
“Nga korriku i vitit të kaluar, prej se unë jam emëruar drejtor i këtij institucioni, e deri më sot, nuk kishte asnjë vizitë të tillë”, tregon shkurt Fahredin Spahija, drejtori i GAK.
Spahija mendon se përgjegjësia pse nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme nuk e vizitojnë Galerinë e Arteve apo pse nuk i vizitojnë ekspozitat që hapen këtu, bie mbi arsimtarët e profesorët e lëndës së Arteve Figurative.
“Ata duhet të marrin iniciativa të vizitave, sepse e kanë edhe përgjegjësi pedagogjike dhe përgjegjësi profesionale”, thotë Spahija.
Në të ardhmen GAK thotë se do të organizojmë dhe një konsultë me mësimdhënës në mënyrë që të binden se vizita në Galerisë është kulturë me të cilën fëmijët dhe nxënësit tanë duhet të rriten dhe të ushqehen.
“Kultura fisnikëron shpirtin dhe këtë dhuratë, ne të rriturit, si mësimdhënësit ashtu edhe prindërit e udhëheqësit e institucioneve të kulturës, e kemi obligim që t’ua ofrojmë atyre çdo ditë të lume! Fëmijët dhe rinia e jonë e duan kulturën, por, ne, të rriturit e kemi obligim t’ua tregojmë rrugën deri tek ambientet ku ata do ta shijojnë atë”, tha Spahija.
Ndërsa 10 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe kalimit të 10 gjeneratave të cilat shumë pak i kanë vizituar institucionet e kulturës, Ministria e Kulturës po mendon ta nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit.
“Ky memorandum do të përfshijë aspekte të shumta të bashkëpunimit në fushën e arsimit, të kulturës, të rinisë dhe sportit ndërmjet këtyre dy ministrive. Natyrisht, në këtë memorandum do të përfshihen edhe aktivitetet e lidhura me shkollat fillore dhe të mesme”, thotë Arberore Riza, këshilltare dhe zëdhënëse e Ministrisë së Kulturës.
Riza nuk iu përgjigjur pyetjes nëse Ministri Beqiri gjatë mandatit të tij ka pasur takime me gjithë drejtoratet e kulturës së komuna të Kosovës në mënyrë që të ketë një strategji gjithëpërfshirëse të Kosovës.
Arbër Hadri nga Muzeu i Kosovës thotë se duhet bërë një përpjekje që në korikulumin shkollor të përpiluar nga Ministria e Arsimit të futet vizita e obliguar në Muze apo edhe vizita në territore ku gjendet trashëgimia kulturore.
Ndërsa Hadri thotë se ka vizita të organizuar por jo në kontekstin e ekskursioneve shkollor edhe ndalimin në Muzeun e Kosovës.
“Si pjesë e itinerarit të vizitave duhet të jetë edhe vizita e muzeut nacional si dhe muzeve të tjerë”, thotë Hadri për Express. Muzeu i Kosovës, sipas Hadrit, është i hapur për vizita derisa për të hyrë brenda nuk duhet shpenzuar as edhe një cent dhe se shkollat në mbarë Kosovën duhet ta marrin si diçka shumë të rëndësishme.
Sipas tij, Muzeu i Kosovës gjatë këtij viti në çdo shkollë të Kosovës do të organizohet nga një ekspozitë e trashëgimisë kulturore të Kosovës.