Bertina: Shqetësohem për mendimin e familjes ndaj lidhjes me Erionin
Debatet dhe thashethemet vijojnë mes dy grupeve të shtëpisë së “Big Brother”, megjithëse ndonjëri provon të komunikojë ndryshe. Bertina është afruar me Adën. Vajzat kanë folur me njëra-tjetrën dhe kanë pranuar se një nga mundësitë e moskomunikimit mes tyre janë Olta me Rezartën. Bertina shprehet se aty krijohet një ambient i pakëndshëm dhe distancë. Ada thotë se shpeshherë aty krijohen mendime të gabuara për disa persona, për arsyen se nuk njihen mirë.
Miri kërkon më tepër nga ValoniJetmiri ka kërkuar nga Valoni që të bisedojnë pak bashkë. Ata dalin në kopsht dhe Valoni shprehet se po ndihet shumë mirë me veten aty brenda, por i mungon shoqëria e vjetër që ka pasur dhe pasi Jetmiri e pyet për kë e ka fjalën, ai përgjigjet që ndien mungesën e Rezartës. Ai thotë se vetëm Rezi ka qenë e aftë ta kuptojë vërtet atë. Jetmiri i thotë se këtë gjë mund ta bëjë dhe ai, por Valoni i përgjigjet që Jetmiri nuk mund të zëvendësojë Rezin. Valoni shprehet se atë e ka pasur njësoj si shoqet që ka në Prishtinë. Jetmiri shprehet se ka disa ditë që nuk kanë biseduar bashkë dhe Valoni nuk ka tentuar t’i flasë dhe pse ai ka qenë i mërzitur. Më pas Valoni ka preferuar t’i tregojë Jetmirit për pasionin e tij, për xhirimet dhe regjinë. Jetmiri shprehet se ai duhet ta shfaqë veten dhe të tillë. Valoni ia kthen se banorët kanë tendencën që një vlerë të mirë që ke ta ulin ose e fshehin.
Bertinës nuk ia kuptojnë lojënBertina dhe Erioni ndodhen në kopsht duke biseduar. Ajo i thotë Erionit se nuk duhet të jetë ai arsyeja që ajo të bëjë një diskutim apo një debat. Erioni shprehet se nuk e kupton qëllimin e kësaj bisede, pasi ai kishte menduar se po fliste për ndonjë punë dhe ajo i përgjigjet që kjo është punë me logjikë. Ajo shprehet se i kanë ardhur në mendje disa pyetje nga Jetmiri dhe Hakiu, të cilët shprehen se nuk e njohin mjaft mirë atë dhe Bertina thotë që ata mund të mos njohin lojën që po bën ajo, por jo atë vetë. Erioni shprehet se kur njerëzit e pyesin, ajo duhet të dijë të përgjigjet ose në të kundërt të ikë në shtëpi, pra do t’i duhet të lërë lojën. Më pas ata i tregojnë njëri-tjetrit se si e kalojnë kohën e lirë kur janë jashtë dhe për personat që kanë më tepër besim dhe i rrëfejnë problemet e shqetësimet e tyre.
Më tepër punë për të shëruar opinioninJetmiri, Valoni dhe Edi janë në kopsht. Jetmiri hap bisedën e çështjes së Klodit dhe si është pritur ajo jashtë në bazë të pamjeve që u janë ofruar ditën e spektaklit. Valoni shprehet se po të qe se do të ishte në rolin e një spektatori nga jashtë, nuk do t’i bënte përshtypje, por duke qenë se ata janë të detyruar të bashkëjetojnë me të për shkak të lojës, mund të krijohen reagime të tjera nga ana e banorëve. Jetmiri shprehet se kjo çështje i duket një debat i madh shoqëror, pasi njerëzit janë në dilemë dhe u duhet të informohen dhe të edukohen mbi këtë pjesë. Valoni shprehet se kjo detyrë i takon Klodit dhe Edi shton që dhe shoqëria ka pjesën e saj që i takon për t’u mobilizuar. Jetmiri shprehet se Klodi mund të jetë në qendër të vëmendjes, por jo të gjithë janë të aftë të kuptojnë mesazhin. Edi thotë që ai e sheh shumë të thjeshtë situatën dhe nuk ka nevojë të komplikohet, por është opinioni që është pak mbrapa. Jetmiri duket se nuk është plotësisht dakord me këtë, pasi thotë që opinioni ka nevojë të informohet dhe të plotësohet më tepër, por Edi shton se përderisa Klodi nuk prek interesat e askujt dhe nuk shkel rregullat e shoqërisë, nuk duhet të jetë problem për askënd dhe çdo kush është i lirë të bëjë çfarë të dojë pa qenë i paragjykuar. Jetmiri shton që ata nuk janë duke i përcjellë mesazhet e fenomenit të Klodit, po ashtu të bashkimit të banorëve në një grup dhe të aftësisë së komunikimit. Më pas Miri shprehet se dhe pse Ada dhe Domi kanë vite që jetojnë në Itali, përsëri kur vjen çasti për të gjykuar çështje të tilla, të gjithë kthehen në shqiptarë. Së fundmi ata bisedojnë për grupimet në shtëpi dhe Jetmiri shprehet se kjo ka qenë e pashmangshme, pasi të gjithë u pozicionuan në grupe dhe me dëshirë apo jo duhet të zgjidhje ku të bëje pjesë.
Bertina tregon për vetenBertina dhe Hakiu kanë qëndruar në dhomën e gatimit. Bertina e ka pyetur Hakiun se çfarë e bën atë të dyshojë për veprimet dhe sjelljet e saj. Kika i është përgjigjur që ai nuk e njeh mirë Bertinën dhe kjo mund të jetë edhe dobësi e tij. Ajo kërkon të dijë nga ai nëse nuk është i kënaqur me sjelljet e saj karshi Kikës dhe ai përgjigjet që ai ka një raport të veçantë me Bertinën, ndryshe me atë që ka me banorët e tjerë. Ai shprehet se ajo ka ndenjur shumë e distancuar dhe e qetë, dhe sipas mendimit të tij duhet të jetë më aktive, pasi kjo është ajo që u mungon në shtëpi. Bertina shprehet se nuk mendon që për të qenë aktive duhet të ngrejë zërin në një situatë dhe pse nuk e ndien të nevojshme dhe nuk ka arsye. Kika shton se ajo nuk është shfaqur plotësisht. Bertina thotë se kur kanë qenë te shtëpia e vjetër, ishte më spontane dhe me më shumë krijimtari, ndërsa situata në shtëpinë e re nuk e motivon që të shfaqë më shumë nga karakteri i saj. Po ashtu ajo shton se të gjithë kanë rënë pre e situatës, pasi dhe Kika ka më shumë për të dhënë dhe nuk po e bën. Bertina tregon se ajo dhe Erioni ndodhen në mes dy zjarreve, në atë të lojës dhe të lidhjes së tyre. Ajo shprehet se nuk është e njëjtë të luash si një person i vetëm dhe kur ke dikë tjetër brenda, pasi të duhet të mendosh me mendjen e dy personave. Ajo shton se ka merak edhe mendimin e familjes, se si mund ta kenë konceptuar lidhjen e saj me Erionin, por thotë gjithashtu se gjithmonë ka qenë shpirt i lirë dhe nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët, madje për këtë gjë ka pasur edhe debat me familjen.
Bertina kërkon të flasë me AdënAda dhe Bertina kanë qëndruar në kopsht dhe Bertina shprehet se ajo ka dashur të sqarohet me Adën se çfarë janë ato elemente që i shqetësojnë të dyja. Ada thotë se nuk e ka në tip që të shkojë të kërkojë dikë që të sqarohet me të, por është më tepër e mbyllur dhe e qetë. Ajo thotë se nuk mund të shprehet haptazi për problemet që ka pasur në jetë dhe t’i tregojë sikur po rrëfen një histori. Bertina përgjigjet se e kupton shumë mirë, pasi ashtu është dhe ajo vetë. Bertina shprehet se më parë në shtëpinë e BB e kanë pasur si zakon që në darkë të mblidheshin e të tregonte secili diçka nga jeta e vet. Ajo thotë se e kanë vlerësuar mendimin e Kikës që ka propozuar pikërisht që të mblidheshin e të tregonin nga një gjë për jetën personale jashtë mureve të shtëpisë së “Big Brother”. Ada shprehet se përsëri ajo nuk krijon dot një ide me sjelljen e saj aty, pasi për të është shumë e rëndësishme se çfarë jete ka bërë një person. Bertina përgjigjet se kurdo që Ada do të dojë të dijë për të dhe jetën e saj, do të jetë e mirëpritur. Ada thotë se pas kaq ditësh miqësi, sot kanë arritur të flasin për jetën e saj. Bertina shprehet se aty krijohet një ambient i pakëndshëm dhe distancë. Ada thotë se shpeshherë aty krijohen mendime të gabuara për disa persona, për arsyen se nuk njihen mirë. Bertina thotë se ndoshta pengesa mes atyre të dyjave është që Ada është mike me Oltën, dhe Bertina me Rezin. Pasi Bertina është larguar, Ada ka shkuar tek Olta, duke i thënë që ka bërë një bisedë shumë të gjatë me Bertinën. Ada përgjigjet se ia ka kërkuar ajo dhe thjesht janë sqaruar sa për të mos u dukur që Ada është e ftohtë. Seldi, i cili ndodhet aty, thotë se kjo është e pamundur ose vetëm nëse kanë ardhur me plan të menduar që jashtë se çfarë taktikash do të ndjekin.
Përballja në grupHakiu kërkon të dijë më shumë për këndvështrimin e Mirit për pyetjet që bëhen në grup. Miri shprehet se kjo gjë nuk i pëlqen, sepse kur të gjithë pyesin bashkërisht, të heqin vëmendjen e të bëjnë të dalësh jashtë kontekstit, për të cilin po flet e ndoshta edhe të humbësh kontrollin. “Nuk dua të jap më shumë se një përgjigje dhe në pyetjet në grup, bëhesh impulsiv dhe e humbet”, shprehet ai. Sipas tij, kjo lojë është paramenduar prej grupit tjetër, pikërisht sepse u realizua në javën kur janë më shumë të nominuar banorët e grupit ku bën pjesë dhe ai. Miri mendon se ata përpiqen që të sulmojnë më të dobëtin e në këtë rast ishte Valoni, por njëkohësisht edhe Bertinën, duke parë marrëdhëniet jo të mira të saj me ta. Hakiu i thotë se po i lë të kuptojë se ka frikë që të ballafaqohet me ta, por Miri i sqaron se nuk i pëlqen në grup, ndërsa veç e veç i pëlqen që të sqarohet me ta, sepse i jep argumente të drejtpërdrejtë. Hakiu e pyet nëse i intereson kjo ndarje në grupe dhe Miri përgjigjet se i intereson veç për lojërat, por jo për bashkëjetesën. Ai thotë se ka për të sqaruar shumë me Adën dhe Klodin, por ata s’po i japin mundësinë që të jenë vetëm. Hakiu i thotë se është dakord që situatat duhen sqaruar individualisht, por ai duhet të tregojë se di të ballafaqohet edhe në grup. Miri ia kthen se këtë gjë do ta bëjë kur ta shohë të arsyeshme, por Kikës nuk i pëlqen kjo përgjigje. Miri i thotë se ata ia kanë thënë shpesh që duan të sqarohen kur të kenë dëshirë dhe se ai po ia kthen me po të njëjtën mënyrë. Ndërsa dalin për të pirë cigare në kopsht, ata kalojnë përpara grupit tjetër. Miri i thotë Kikës se nuk bën mirë që po rri me të, sepse të tjerëve u duket sikur po komplotojnë, por Kika ia kthen se ai rri me atë që do të rrijë.
#