Shkollat, kabinete informatike pa internet
Interneti aq i premtuar nga qeveria, ende mungon në shkollat e Rrethit të Bulqizës. Kështu, aktualisht në 16 shkolla të arsimit 9-vjeçar dhe 4 shkolla të mesme nuk ka sinjal interneti në kabinetet e tyre të informatikës. Ora e informatikës zhvillohet kryesisht në bazë të librave dhe përcjelljes së dijeve në mënyrë teorike. Ndërkohë që sipas Drejtorisë Arsimore, njohuritë që marrin nxënësit në lëndën e informatikës mbeten të cunguara jo vetëm për mungesën e sinjalit të internetit, por edhe për faktin se pothuajse në të gjitha shkollat e rrethit mungojnë mësuesit e kualifikuar për të zhvilluar këtë lëndë.
Jo vetëm në zonën rurale të rrethit, por edhe në shkollat e qytetit të Bulqizës, qendër e këtij rrethi, dy shkolla 9-vjeçare dhe dy të mesme, në kabinetet e informatikës vetëm sa kanë instaluar kompjuterët, pasi interneti ende nuk funksionon. Burime nga këto shkolla saktësojnë se janë bërë përpjekje për instalimin e shërbimit të internetit, madje ka pasur interesim edhe nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. "Jemi në pritje të instalimit të internetit, ku na është premtuar nga zyra arsimore se së shpejti ky problem do të zgjidhet", thanë drejtues të këtyre shkollave. Një tjetër problem që ka çuar në dëmtimin e kabineteve të informatikës në shkolla ka qenë edhe vjedhja e kompjuterëve nga persona të paidentifikuar. Kjo ka ndodhur në qytetin e Bulqizës, në Shupenzë.
Një tjetër problem për t‘i bërë funksionale kabinetet e informatikës në shkollat e këtij rrethi, mbetet edhe mungesa e energjisë elektrike në mjaft shkolla të zonave të thella malore, si Gjuras, Okshtun, Tërnovë.
Hy.Li.