Shqiptarë dhe bullgaro-maqedonë në Maqedoni në shekujt XI-XIV
Pasi Perandoria Bullgare u shemb në vitin 1018, në viset e sunduara prej saj, përfshirë edhe viset shqiptare, u rivendos përsëri pushteti bizantin. Ndërkohë, patriarkatin kishtar të Ohrit, themeluar në fund të shekullit X nga perandori Samuel, Vasili II e rrudhi në kryepeshkopatë dhe e la të lirë të vepronte me emrin kryepeshkopata e Bullgarisë në një pjesë të viseve ballkanike. Kryepeshkopata e Bullgarisë tani kishte nën vartësinë e saj 31 peshkopata. Në juridiksionin e saj hynin përveç Dardanisë, edhe viset shqiptare në jug të lumit Shkumbin. Këtë e dëshmojnë dy diploma të perandorit Vasili II drejtuar murgut Johan, njëra në vitin 1019, tjetra në vitin 1020. Me to, ai ripohonte rimëkëmbjen e "Kryepeshkopatës së Bullgarisë" me seli në Ohër. Në diplomën e parë thuhej se tani që pushteti i bullgarëve iu nënshtrua sundimit të romejve (bizantinëve) Vasili II e ruajti kryepeshkopatën e Bullgarisë duke emëruar në krye të saj si kryepeshkop murgun Johan. Në të njëjtën kohë, në diplomë përcaktohet dhe juridiksioni kishtar i kryepeshkopatës. Kryepeshkopata e Bullgarisë do të kishte sipas diplomës në juridiksionin e saj në hapësirën shqiptare: vetë peshkopatën në qytetin e enorisë së vet në Ohër (Άχρίδα) me Prespën, Mokrën dhe Kicevin (Kërçovën); peshkopatën e Kosturit (Kαστορίας) me Kosturin, Kurentën, Kolonjën, Devollin, Voosën (Vjosën) dhe Morën (Moron); peshkopatën e Glavinicës (Î"λαβενίτζης, Ballshi), me Glavinicën, Kaninën dhe Neaniskën; peshkopatën e Beratit (Αελαγραδων) me Beratin, me Gradecin, Omcon, Glaventinën (Glavën), si dhe Kishën e Bardhë (Άσπρήν Έκκλσίαν, sot Qishbardhë), peshkopatën e Shkupit (τών Σκοπίων) me Shkupin, me Vinecin, me Preamorën, me Likovën, me Prinipën; peshkopatën e Prizrenit (Πρισδριάνων) me vetë Prizrenin, me Hosnon (Pejë), me Leaskumcon (Ljaskovec), me Bratin, me Lipeniun (Λιπαινίον, Lipjan) me vetë qendrën e saj.
Me kërkesën e kryepeshkopit Johan, perandori Vasil II nënshkroi më 1020 një diplomë të dytë me të cilën përfshinte në juridiksionin e kryepeshkopatës së Ohrit peshkopatat që nuk përmendeshin në diplomën e vitit të mëparshëm. Midis peshkopatave që u përkisnin viseve shqiptare në këtë diplomë të dytë përmenden: peshkopata e Çernikut (Τςερνίκου, Çermenikës) dhe peshkopata e Himarës (Χιμαίρας). Në këtë diplomë theksohej se nga juridiksioni i kryepeshkopatës së Ohrit përjashtohej kryepeshkopata e Durrësit me sufraganet e saj. Midis të drejtave që perandori bizantin u njihte këtyre peshkopatave, ai përfshinte edhe përjashtimin e tyre nga e dhjeta dhe angaritë e tjera, të drejta këto që i kishin fituar që në kohën e perandorit Samuel. (J. Ivanov, Bëllgarski starini iz Makedonija, 1931, ff. 558-559).
Ripohimi nga perandori bizantin i kryepeshkopatës së Ohrit si kryepeshkopatë e Bullgarisë nuk do të thotë se në juridiksionin e saj banonin vetëm popullata sllave. Janë burime të tjera bizantine që flasin se në këto vise banonin bullgarë dhe romej (bizantinë). Sikurse u tha, nën apelativin romej vazhdonin të përfshiheshin edhe nënshtetasit bizantinë të kombësisë shqiptare të ritit lindor.
Gati gjysmëshekulli më vonë, perandori bizantin, Roman Diogjeni (1068-1071), ngriti në afërsi të Shkupit manastirin kushtuar Shën Gjergjit, në afërsi të fshatrave Vodno dhe Nerez, sot me banorë shqiptarë, të cilat po të gjykojmë nga dialekti i tyre tepër arkaik banohen ndoshta që nga kohët e lashta, me siguri që nga shekujt mesjetarë nga banorë shqiptarë. Sikurse do ta shohim më tej, prania e banorëve shqiptarë në rrethinat e manastirit të Shën Gjergjit të Shkupit, dëshmohet nga burime dokumentare sllave që në fund të shekullit XIII.
Numri i pakët i toponimeve sllave që përmenden në diplomat bizantine të viteve 1019-1020, tregon gjithashtu se numri i banorëve sllavë në atë kohë ishte i pakët. Megjithatë, nuk mund të thuhet se gjatë këtyre pushtimeve viset shqiptare i shpëtuan fenomenit ballkanik - shtegtimeve të brendshme të popullatave që jetonin dhe banonin në këto vise. Fenomeni i shtegtimeve të heshtura e ka shoqëruar Gadishullin Ballkanik edhe kur nuk vepronin dyndjet e dhunshme. Të tri perandoritë (Romake, Bizantine, Bullgare) që kanë ushtruar pushtet politik gjatë mijëvjeçarit të parë të erës sonë, nuk kanë pasur kufij të brendshëm. Lëvizjet e brendshme për nevoja jetese nuk kanë pasur pengesa. Rrugët kanë qenë të hapura. Vetëkuptohet se mundësitë e lëvizjeve e të shtegtimeve i kanë shfrytëzuar më tepër etnitë mbi të cilat mbështeteshin perandoritë. Shqiptarët, të cilët nuk kanë pasur gjatë mijëvjeçarit të parë as shtet, as perandori të tyren, kanë qenë kurdoherë viktima. Si viktima ata nuk kanë pasur mundësi të dynden në viset e populluara nga grekët. Aq më tepër që nuk ka burime historike që të vërtetojnë shtegtimin e shqiptarëve jashtë trojeve të tyre etnike. Përkundrazi, ekzistenca në vitin 1020 kur mori fund sundimi bullgar i vetëm dy peshkopatave në trevën e gjerë të Dardanisë - njëra në veri dhe tjetra në jug të Bjeshkëve të Sharrit, - tregon se numri i besnikëve të Kishës së ritit lindor bullgar, bizantin, por edhe shqiptarë të të njëjtit rit ka qenë tepër i pakët. Nga ana tjetër, kjo tregon se shumica e popullsisë nuk e ndiqte ritin lindor, por i qëndronte edhe pa praninë e institucioneve kishtare katolike, besnike traditave të tyre të ritit të krishterë perëndimor. Ky konkluzion del kur lexon veprat thelbësisht të dokumentuara të Daniel Farlatit, një nga njohësit më të spikatur të historisë kishtare të Gadishullit Ballkanik. Farlati thotë se në fillim të shekullit XI, si feja e krishterë ashtu dhe juridiksioni i tij kishtar, në këtë trevë pësuan goditje të rënda nga skizmatikët e Rashës, gjë që solli ftohjen e marrëdhënieve midis mbretërisë serbe të Rashës dhe Selisë së Kishës Romane (sed a Rascianus Schismaticis saepe oppugnata intraque afficta fuit. Farlati, Illuricum sacrum, vëll. VIII, f.2). Si rrjedhim, nën presionin e tri perandorive shqiptarët brenda vendit, edhe pse të ngushtuar mbetën aty ku qenë. Ardhacakë janë popullatat që erdhën nga stepat e Azisë dhe pasi u vendosën me dhunë në jug të Danubit të Poshtëm filluan të shtriheshin dalëngadalë drejt perëndimit. Jo vetëm kaq, por me shtrirjen e tyre drejt perëndimit dhe me konceptin dogmatik mbi etninë, ata ua fshinë emrin historik edhe banorëve që ndiqnin ritin kishtar lindor. Pasi ua fshinë apelativin e vërtetë etnik, ka kohë që ata po u fryjnë borive se në viset e sunduara prej tyre nuk ka pasur banorë shqiptarë.
Kur në çerekun e dytë të shekullit XI në burimet historike shfaqet emri etnik i shqiptarëve, atëherë ata u detyruan të pranojnë se nga popullsitë e lashta të kësaj treve kishin shpëtuar pa u zhdukur disa "ashkla", të cilat nuk quheshin më ilirë, por sipas dokumenteve të mëvonshme emërtoheshin albanë, albanitë, arbanitë, arbanezë, albanezi, arvanitë, arbanski, rabanski, arbanas e të tjera e të tjera.
Historiografia shqiptare i ka dhënë një përgjigje më bindëse pyetjes: përse emri i shqiptarëve në burimet historike shfaqet në çerekun e dytë të shekullit XI dhe jo më herët? Përgjigjja duhet kërkuar përsëri te koncepti dogmatik mesjetar mbi kombësinë. Sapo banorët e krahinës Arbëri (Arbanon) me qendër Krujën, për arsye që këtu nuk është vendi për t‘i trajtuar, u shpallën haptazi katolikë, ata nuk mund të emëroheshin as romej, as bullgarë. Kjo del shkoqur nga njoftimi që na jep kronisti bizantin i shekullit XI, M. Attaliati. Duke përshkruar kryengritjen e dukës bizantin të Sicilisë, Gjergj Maniakes, ai shkruan se kur duka zbriti në Durrës në vitin 1043, ai marshoi kundër Kostandinopojës në krye të një ushtrie të përbërë nga romej (ρωμαίον) dhe albanë (αλβανών). Ai shkruan tekstualisht: "Edhe bashkëluftëtarët e dikurshëm (të bizantinëve - K.F.) me rastin e ngjarjeve që ndodhën në Durrës në vitin 1043 - dhe që marrin pjesë së bashku me ne në bashkëqeverisjen (isopolitinë) dhe në vetë fenë, shqiptarë e latinë (αλβανοί καί λατίνοι), të gjithë ata që pas Romës perëndimore janë afër vendeve italike vepruan si armiq, shumë të paarsyeshëm, duke u sjellë në mënyrë të paturpshme", ngase "duka bizantin i Durrësit, Mihail Dokiani, kishte mbajtur një qëndrim poshtërues ndaj prijësit të tyre" (M. Attalaiti, Historia, Ed. Bekker, Bonnae 1853, kap.9, pr.9, ff.8-9, sipas Burime tregimtare bizantine për historinë e Shqipërisë, shek.X-Xv. Përgatitur nga K. Bozhori, F. Liço, Tiranë 1975, f. 46).
Më tej, Attaliati shkruan se midis popujve të tjerë edhe arvanitët (αρνανίται), të cilët banonin në krahinën e Arbanonit (Αρβανόν) morën pjesë gjithashtu në vitin 1078 në kryengritjen e dukës së Durrësit, Niqifor Bazilakios. Këtë njoftim e pohon pikë për pikë edhe kronisti tjetër bizantin i këtij shekulli Johan Skylitzes. Kjo është arsyeja përse gjatë shek. XII dhe gjysmës së parë të shek. XIII, emri etnik i shqiptarëve përmendet në burimet historike mesjetare dora-dorës me shpalljen e tyre katolikë.
Dëshmi është fakti se në shekullin XI filluan të rimëkëmbeshin nën juridiksionin e kryepeshkopatës së Tivarit peshkopatat katolike në viset e sotme të Shqipërisë veriore. Në fillim të shekullit XII ato u rishfaqën, gjithashtu nën juridiksionin e kryepeshkopatës së Tivarit, edhe në Dardani, përfshirë edhe viset veriore të Maqedonisë së ditëve tona, pra pikërisht aty ku banojnë edhe sot popullsi shqiptare. Me këtë rast duhet shtuar se, sipas disa historianëve objektivë sllavë, dyndja e serbëve në hapësirën e Dardanisë filloi jo në shek. VII siç pohojnë nacionalistët serbë, por në fund të shekullit XII. Megjithatë, para serbëve viset e Dardanisë u pushtuan nga bullgarët në mos krejtësisht, të paktën pjesërisht jo para shekullit X. Dy historianë të njohur medjevistë, K. Jireçek dhe J. Radoniç në veprën e tyre të përbashkët "Historia serbe" pohojnë se kur në fund të shekullit XII serbët filluan të depërtonin në Kosovë, pra në Dardani, ata gjetën aty banorë shqiptarë dhe vllahë (Jireçek, Radoniç, Historia serba, vëll.I, Beograd 33, 36).
Disa vite më vonë, më 1203, pra një vit para se të shembej Perandoria Bizantine nga kryqëzata e katërt, në Ballkanin Qendror dhe kryesisht në Dardani u ringjallën kishat katolike. Atë vit disa prelatë katolikë në një letër drejtuar Papës së Romës, Inocentit III, pasi i shfaqnin përulësinë dhe besnikërinë, i kërkonin falje për mëkatin që kishin bërë më parë, meqenëse deri atëherë i kishin shërbyer Kishës së Ohrit. Midis atyre që i nënshkruan këto letra ishin: Marini, peshkopi i kishës Hujlindëse të Shkupit (Scopia); Abrahami peshkopi i Prizrenit; Kiriku peshkopi i Nishit (Niso); Klementi peshkopi i Vidinit (Bydinensis) (Izvori za bëllgarskata istorija. Fontes latini, vol.3, sac.XI-XIII, Sofie, f. 337). Por, kur më 1214 Prizreni dhe Kosova u pushtuan nga mbreti serb, peshkopatat katolike të Dardanisë zhduken përsëri nga burimet historike. Me krijimin më 1220 të kishës së pavarur serbe, me në krye Shën Savën, filloi fushata për serbizimin nëpërmjet kishës së tyre së banorëve që jetonin në viset e pushtuara prej tyre. Në këtë ambient nacionalist serb kisha katolike në viset shqiptare u rrudh përsëri si në kohën e perandorive, bizantine dhe bullgare. Në shekullin XIII për pushtetarët kishtarë dhe kronistët e kohës shqiptarët përfshiheshin në emërtimet ose bizantinë, ose bullgarë, ose serbë. Për ta, shqiptarë të mirëfilltë ishin vetëm ata, të cilët praktikonin qoftë edhe pa kishat e tyre ritin katolik. Vetëm me shpalljen më 1272 nga Karli I anzhuin i "Mbretërisë Shqiptare", apelativi shqiptar si etni u konsolidua për të gjithë folësit e gjuhës shqipe me ndonjë përjashtim që jetonin brenda kufijve të shtetit të tij.
Kjo qe një goditje që pësoi koncepti dogmatik mesjetar ballkanik mbi kombësinë. Në përshtatje me këtë produkt të konceptit perëndimor, që merrte si komponent të kombësisë edhe gjuhën e të folurit, kronistët bizantinë, por jo të gjithë, qenë të parët që filluan t‘i emërtonin folësit e gjuhës shqipe që banonin nën pushtetin anzhuin dhe bizantin me emrin e tyre etnik "arvanitë", edhe kur i takonin ritit të tyre lindor. Përkundrazi, pushtetarët dhe kishtarët bullgarë dhe serbë, vazhduan deri vonë t‘i emërtonin "shqiptarë" vetëm folësit e gjuhës shqipe të ritit katolik. Në një krisobulë të mbretit serb, Stefan Uroshi II Milutini, që mban datën 1300 ku flitet për panairin që zhvillohej çdo vit më 8 nëntor në manastirin e Shën Gjergjit pranë Shkupit, thuhet ndër të tjera: "Kushdo që të vijë në këtë panair, qoftë grek ose bullgar, ose serb, latin, shqiptar, vllah të japë doganën ligjore ashtu si në Tetovë dhe në Graçanicë dhe në të tërë kishat e tjera" (S. Novakoviç, Zakonski spomenici srpski drzava srednjega veka, Beograd 1912, f. 620; Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, Vëllimi I, Red. Kristo Frashëri, Tiranë 1962, f. 125). Emërtimi "shqiptar" në këtë krisobulë duhet kuptuar jo siç e shpjegojnë historianët sllavë me një prani të izoluar të shqiptarëve, por mbi frekuentimin e këtij panairi nga shqiptarë katolikë, të cilët nuk mund të quheshin as bullgarë, as serbë, as romej. Veç kësaj, kjo do të thotë se midis atyre kishte dhe shqiptarë të ritit lindor, të cilët përfshiheshin në apelativët bullgarë, serbë, romej. Nga krisobula e Stefan Uroshit II Milutinit del tërthorazi se shqiptarë kishte dhe në rrethinat e Tetovës dhe të Kraçanicës.
Në një dokument të botuar nga R. M. Grunjic, flitet se në fund të shekullit XIII një person me emrin Progon, pa dyshim shqiptar, kishte përvetësuar kodrën Plesh afër Tetovës (G. Gjini, Ipeshkvia Shkup, Prizren nëpër shekuj, 1992, f. 105). Në lidhje me praninë e shqiptarëve në rrethin e Tetovës kemi dhe një dokument tjetër sllav. Është krisobula e car Stefan Dushanit lëshuar midis viteve 1337-1346, me të cilën ai i dhuron manastirit të Shën Mërisë me qendër në Tetovë, përveç një vargu fshatrash në fushën e Pologut edhe malin Janov Dol. Në lidhje me këtë dhuratë, cari thekson se ishte e ndaluar futja në pyll e çdo nëpunësi të mbretërisë së tij, përfshirë dhe tagrambledhësit e barit, si dhe, thuhet në Krisobule, as shqiptarët, as vllahët (S. Novakovic, Zakonski, ff. 657-661, Burime, f. 125-128).
Gjatë dhjetëvjeçarëve ‘30, ‘40, ‘50 të shekullit XIV, kur trojet e Kosovës, Shqipërisë dhe të Maqedonisë hyjnë nën sundimin e car Stefan Dushanit, shqiptarët pësuan një diskriminim më të thellë sesa atë që kishin pësuar nga paraardhësit e tij. Për Stefan Dushanin, shqiptarët që pranonin me hir a me pahir ritin ortodoks të kishës së Shën Savës, ishin serbë. Edhe vjehrri i tij, Dhimitër Suma, një shqiptar i mirëfilltë nga treva e Shkodrës, për të dhe për kronistët e tij, ishte serb. Shqiptarët e ritit katolik nuk mungonin as në viset e Dardanisë, as në ato të Shqipërisë së sotme. Por, ata ishin të përjashtuar nga radhët e fisnikërisë së Mbretërisë Serbe, në qoftë se nuk pranonin ritin e Shën Savës. Për arsye të persekutimit të egër serb, kisha katolike e Shkupit, thuhet në një akt të vitit 1352, ishte thellësisht e varfër, aq sa nuk ishte në gjendje t‘i paguante detyrimet Romës (G. Gjini, po aty, f. 87). Kjo është arsyeja përse në aktdhurimet që kanë nënshkruar mbretërit serbë, përfshirë edhe ato të car Stefan Dushanit në favor të manastireve të tyre - ne njohim nja dhjetë akt-dhurime - ku përmenden si shqiptarë vetëm bujq, barinj, mercenarë, rrogëtarë, bujkrobër, tregtarë. Në një akt të Stefan Dushanit të vitit 1350, ndër katër bujkrobërit që kishte Ivarko Probishtitoviç-i, në Shtip njëri ishte shqiptar dhe mbante emrin Gjin Arbanasi (A. Solovjev, Odabrani spomenici srpskog prava od XII do kraja XV veka, Beograd 1962, ff. 150-152; Lj. Doklestic, Kroz historiju Makedonije, Izabrani izvori, Zagreb 1964, ff. 48-49; Sipas G. Gjinit, po aty, f. 105). Më në fund, nga Zakoniku i Stefan Dushanit redaktuar në vitin 1349, katolicizmi shpallet herezi latine, kurse katolikët gjysmëbesimtarë. Nga kjo mospërfillje, të krijohet përshtypja se shqiptarët (arbanasët) që banonin në viset e sotme të Kosovës e të Maqedonisë qenë minoritet. Sipas historianëve nacionalistë serbë, numri i pakët i shqiptarëve që përmenden në këto aktdhurime tregon numrin e pakët të banorëve etnikë shqiptarë në Kosovën dhe në Maqedoninë mesjetare paraosmane. Por ky interpretim nuk është i drejtë. Sipas mendimit tonë, shpjegimi që kanë dhënë medjevistët e njohur M. Shuflai, K. Jirecek dhe F. Thallozy, se me emrin "arbanas", pra shqiptarë, në burimet mesjetare serbe janë emërtuar vetëm folësit katolikë të gjuhës shqipe, që banonin në Dalmaci, u përshtatet edhe folësve të gjuhës shqipe që përmenden në burimet mesjetare serbe dhe bullgare në Mesjetë në Kosovë e në Maqedoni. Nga ana tjetër, Selami Pulaha ka vënë re se mjaft banorë, të regjistruar si sllavë, kanë emra apo mbiemra, të cilët nga rrënja e tyre i takojnë onomastikës shqipe - emra të tillë si Pal, Gjin, Gjon ose mbiemra Lekiç (nga Lekë), Paliç (nga Pal), Gjinovski (nga gjin) etj.
Me këtë rast shtrohet pyetja: a është e vërtetë që folësit e gjuhës shqipe të ritit katolik që banonin para pushtimit osman në Kosovë dhe në viset veriore apo veriperëndimore të Maqedonisë së ditëve tona, përbënin një numër të papërfillshëm? Përgjigjen na e japin institucionet kishtare katolike që vepronin në këto vise para pushtimit osman.
Pas rrudhjes që pësuan peshkopatat katolike të Kosovës dhe të Maqedonisë Veriore nga kisha bullgare e Ohrit dhe nga kisha serbe e Shën Savës, e krijuar më 1220 dhe pas goditjes që Mbretëria serbe e Rashës pësoi në Shqipëri nga Mbretëria anzhuine pas vitit 1272, institucionet kishtare katolike në këto vise filluan ta rimerrnin veten. Në burimet dokumentare përmendet peshkopi katolik i Shkupit me emrin Johan II ose Johan Stroti (1298-1321), i cili sipas një akti koncistorial të vitit 1316 del i varur nga Roma (Farlati, po aty, vëll.VII, 16-17) dhe i cili duhet të ketë vdekur në Shkup, posa që është varrosur në kishën dominikane të atij qyteti. (G. Gjini, po aty, f. 18). Pas tij, në Shkup shfaqet më 1327 si peshkop Johani III, kurse më 1351 përsëri një peshkop me emrin Friederik. Shkupi pati pas tij dhe peshkopë të tjerë - Hermani (pa datë) dhe Antoni (1400), kurse pas tij një tjetër peshkop me emrin Albert (G. Gjini, po aty, f. 19).
Po të marrim parasysh se nuk ka kryepeshkopatë pa disa peshkopata dhe se nuk ka peshkopatë pa disa famulli, më në fund, se nuk ka famulli pa një numër të konsiderueshëm familjesh të krishtera - veç kësaj, po të marrim parasysh se popullsitë bullgare-maqedone dhe serbe nuk kishin arsye përse të hiqnin dorë nga kisha e tyre ortodokse për të hyrë në vartësinë e Romës - me dashje ose pa dashje jemi të detyruar të pranojmë se popullsia katolike e këtyre dioqezave përbëhej nga banorë shqiptarë, të lidhur tradicionalisht me kishën e Romës.
Nga sa u tha, kemi të drejtë të pohojmë se në pragun e pushtimit osman, në viset e Dardanisë antike, pra edhe në krahinat e saj jugore, të cilat bëjnë pjesë në Republikën e sotme të Maqedonisë, ishin të pranishëm në një masë të konsiderueshme jo vetëm shqiptarët e ritit perëndimor, por edhe ata të ritit lindor, me ndryshim se të dytët vazhdonin të fshiheshin prapa emërtimeve etnike serbë apo bullgarë apo romej.