E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkollat profesionale, këtë vit tekste mësimore të posaçme sipas profileve

18/03/2011  Klasifikohen kategoritë që do të përfitojnë falas tekstet

Duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor, shkollat profesionale do të mund të punojnë vetëm me tekste që janë të posaçme sipas profileve të përzgjedhura nga vetë nxënësit. Lajmi është konfirmuar gjatë ditës së djeshme nga këshilltari i ministrit të Arsimit Jovan Kristiqi, i cili gjithashtu ka klasifikuar edhe kategoritë që do të përfitojnë tekste shkollore falas. “Shkollat profesionale do të fillojnë të kenë librat e tyre profesionalë. Ndërkohë që shteti shqiptar merr përsipër të furnizojë me libra falas, të hartuar plotësisht për këtë qëllim, fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në vende të huaja që nuk dinë ose dinë fare pak gjuhën shqipe”, pohon Kristiqi. Sipas tij, botuesit kanë dhe vetëm pak javë kohë në dispozicion për përgatitjen e teksteve. “Në datën 2 prill ne presim nga botuesit që të sjellin libra të ndërtuar plotësisht për këtë qëllim. Këta botues kanë pasur një periudhë kohe gati njëvjeçare për përgatitjen e tyre”. Sipas tij, shteti shqiptar merr përsipër të furnizojë me libra falas, të hartuara plotësisht për këtë qëllim, fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në vende të huaja dhe nuk dinë ose dinë fare pak gjuhën shqipe, sikundër merr përsipër të furnizojë me libra falas të gjithë fëmijët e verbër të klasave nga 1-9 kudo që janë, në shtëpi apo në institucionin shkollor të veçantë për këtë kategori nxënësish. Gjithashtu parashikohet të jenë libra falas për të verbrit dhe fëmijët e komunitetit rom. Kristiqi shton më tej se në kuadrin e reformimit të vazhdueshëm të arsimit parauniversitar, sidomos të arsimit profesional, ku dhe prioritetet janë më parësore, synojmë të ngremë cilësinë në arsimin profesional dhe të përgjithshëm. Për këtë, konfirmon Kristiqi, në datën 2 prill presim nga botuesit që të sjellin libra të ndërtuar plotësisht për këtë qëllim. Këta botues kanë pasur një periudhë kohore gati njëvjeçare për përgatitjen e tyre. “Edukimi i fëmijëve romë ka qenë një përparësi e punës së organeve drejtuese të arsimit në vend, e drejtorëve dhe mësuesve të shkollave ku ata bëjnë pjesë. Nuk është e lehtë kjo detyrë, të cilën edhe shumë shtete të fuqishme e kanë sfidë të madhe. Me hapin që hedhim ndikojmë të përmirësojmë ndjeshëm këtë edukim ndërmjet procesit mësimor-edukativ. Për fëmijët e verbër bëhet fjalë për libra të alfabetit Brail, me të cilët mësojnë ata. Këta fëmijë, që janë inkuadruar në institucion përkatës, i kanë pasur këta libra”, ka shtuar Kristiqi.

Cilët janë përfituesit nga këto risi të reja:

1. Shkollat profesionale do të fillojnë të kenë librat e tyre.

2. Shteti shqiptar merr përsipër të furnizojë me libra falas, të hartuara plotësisht për këtë qëllim, fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në vende të huaja dhe nuk dinë ose dinë fare pak gjuhën shqipe.

3. Shteti shqiptar merr përsipër të furnizojë me libra falas të gjithë fëmijët e verbër të klasave nga 1-9 kudo që janë, në shtëpi apo në institucionin shkollor të veçantë për këtë kategori nxënësish.

4. Shteti shqiptar merr përsipër të furnizojë me tekste shkollore falas të gjithë fëmijët romë në Republikën e Shqipërisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›