Apeli liron trafikantin e 1 ton droge
18/03/2011 Turku Abdyl Selam Turgut, kërkohet nga tre shtete të Evropës si super trafikant i heroinës
KLD, inspektim vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjermanët kishin kërkuar 40 ditë kohë
TIRANE- Policia shqiptare ka prangosur tre javë më parë shtetasin turk Abdyl Selam Turgut, i cili konsiderohet nga drejtësia gjermane, holandeze dhe ajo italiane si një nga bosët e trafikut të heroinës në tregun evropian. Mirëpo, tre javë nga ky arrestim tepër sekret Gjykata e Apelit ka vendosur lirimin nga burgu të turkut Turgut, duke e detyruar atë të qëndrojë në arrest shtëpie. Ky vendim ka ngritur dyshime për një arratisje të mundshme të 44-vjeçarit të arrestuar, i cili mendohet se ka lidhje të forta me trafikantë shqiptarë. Vendimi i Gjykatës së Apelit ka tërhequr vëmendjen dhe të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, inspektorët e të cilit tashmë kanë filluar një kontroll për të verifikuar procedurën ligjore që është ndjekur për lirimin e super trafikantit turk. Inspektorët do kalojnë në skaner dispozitat ligjore, kërkesën e përfaqësuesit të akuzës, si dhe argumentimin e vendimit të treshes së gjyqtarëve që vendosi lirimin nga qelia të të kërkuarit ndërkombëtar. Pritet që ky inspektim të dalë me një vendim konkret, ku nëse do evidentohen shkelje procedurale mësohet se ndaj gjyqtarëve do të merren masa administrative, deri në nisjen e një procedimi disiplinor. Burime pranë Prokurorisë thanë se gjatë këtyre javëve drejtësia gjermane i ka kërkuar Shqipërisë zgjatjen e afatit me 40 ditë, derisa autoritetet e këtij vendi të dërgonin dokumentacionin e duhur për ta ekstraduar në Gjermani. Por për çudi, Gjykata e Apelit në Tiranë nuk e ka lënë në arrest me burg sikurse ka kërkuar Prokuroria, duke i caktuar një masë tjetër, “arrestin shtëpiak”. Vendimi ka sjellë pakënaqësi në organin qendror të akuzës, por dhe tek oficerët e kontaktit të drejtësisë gjermane, gjë e cila vë në pikëpyetje marrëdhënien institucionale në fushën e drejtësisë mes dy vendeve. Prokuroria tha se vendimi i Apelit do kundërshtohet në Gjykatën e Lartë, ku nëpërmjet rekursit do i kërkohet kësaj të fundit rikthimin në qeli të shtetasit turk Abdyl Selam Turgut, i cili kërkohet nga disa shtete të Evropës, veçanërisht nga Gjermania.