Vizite ne banesën e fundit
Çmimet nisin nga 1 mije leke e variojnë sipas llojit te lules qe zgjedh. Me dhjetëra shitës e kane kthyer këtë minibiznes ne mjet jetese. Lule, por dhe gjithë mjetet qe duhen për te mbajtur pastër vendin e prehjes se te dashurit te zemrës. Kjo sepse çdokush është i detyruar te kujdeset vete për banesën e fundit te te afërmit, edhe ne shenje respekti për atë qe nuk është me. Për ata qe nuk vijnë shpesh për te mirëmbajtur varrin, zgjidhja janë disa fëmijë te vegjël qe e bëjnë këtë pune për te përfituar ndonjë te ardhur te vogël. Duke mos pasur një vend mbeturinash shishet dhe lulet e fishkura janë hedhur gjithandej. Por ne fakt grumbullimi i madh i plehrave është ne mes te parcelës se varrezave te Tufinës. Jo te pakta janë edhe rastet e dëmtimit te varreve, djegies apo vjedhjes se tyre. Parcelat kane numra te caktuar por sipas njerëzve orientimi për ne varret e te afërmve, është shume i vështirë. Një biznes qe ka ecur ne këto vite, për sa i përket cilësisë se tij është edhe, ai i bërjes se varreve. Çmimet këtu nisin, qe nga 30 mije leke, për te variuar sipas cilësisë se materialit dhe hapësirës. Sipas shitësve, varret me te shtrenjta shkojnë deri ne 500 mije leke te rinj, një shpenzim i konsiderueshëm qe duket se i bie vlera ndërsa hyn ne turmën e madhe te mbeturinave e shkurreve qe rrethojnë ngado vendin ku te gjithë do te prehen një dite.
Shiko kroniken video
Shiko kroniken video