Lirohet nje nga tre te akuzuarit per kercenimin ndaj Edi Rames
Gjykata e Apelit liroi dje nje nga tre te akuzuarit per kercenimin nga kreut te Partise Socialiste Edi Rama. Trupi gjykues zhvilloi me dyer te mbyllura masen ndaj tre personave qe kercenuan Ramen duke vendosur lirimin e njerit prej tyre ndersa per dy te tjeret vendimi do te shpallet sot. Avokatet e tre shtetasve Luan e Fatos Rami dhe Afrim Kica kane kerkuar dje lirimin e klienteve dhe vendosjen e mases Detyrim paraqitje. Ndersa prokuroret nga ana e tyre kane kerkuar lenien ne fuqi te mases Arrest me burg per 30 dite mase kjo e vendosur dhe nga Gjykata e Tiranes. Qysh ne nisje te seances njeri prej shtetasve te arrestuar Afrim Kica eshte liruar nga trupi gjykues i Gjykates se Apelit duke rrezuar keshtu vendimin e Gjykates se Tiranes qe kishte vendosur masen e sigurise 1 muaj burg ndersa shtyu per sot vendimin per dy te arrestuarit e tjere Luan dhe Fatos Rami. Sipas Policise atentati do ti behej kryetarit te opozites gjate protestes homazh te 28 janarit. Policia pas arrestimit sqaroi se gjithcka ka nisur diten e demonstratave te 21 janarit ku te arrestuarit Luan Rami nga Burreli por me banim ne Tirane i eshte demtuar makina dhe per kete ai i ka derguar sms kercenuese kreut te PS-se Edi Rama.