E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksperte holandeze per nderhyrjen ne Bune

Qeveria shqiptare dhe ajo holandeze shume shpejt pritet te nenshkruajne nje marreveshje bashkepunimi ne fushen e mjedisit. Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu dhe ambasadori holandez Henk Van de Dool biseduan per kryerjen e disa studimeve dhe nderhyrjen ne lumin Buna. Ambasadori holandez Van de Dool theksoi ne emer te ambasades holandeze por gjithashtu edhe te qeverise mike se ndihma e eksperteve dhe qeverise holandeze do te jete e vazhdueshme per sa u perket studimeve per menyren se si do te nderhyhet dhe projekteve te zbatimit ne te ardhmen. Gjithashtu ambasadori holandez e pergezoi zotin Mediu per performancen qe eshte duke treguar Ministria e Mjedisit ne terren si dhe per iniciativen per nenshkrimin e nje marreveshjeje bashkepunimi per kete ceshtje mes qeverise shqiptare dhe asaj te Malit te Zi. Asistenca jone do te jete e vazhdueshme ne cdo hap dhe ne cdo moment qe ju do ta kerkoni ate. Ne urojme qe rajoni i Shkodres te mos gjendet me ne situate te tilla dhe per kete se bashku me ju do te bejme te pamunduren - siguroi ne perfundim te ketij takimi ambasadori holandez Van de Dool. Ministri Mediu e siguroi ambasadorin holandez se institucioni qe ai perfaqeson eshte duke treguar nje gatishmeri maksimale dhe angazhim shumeplanesh per sa i perket disiplinimit te shtratit te lumit. Por ne kete kuader vazhdimi i asistences dhe ekspertizes holandeze do te ishte me se e nevojshme duke qene edhe nje vend i cili ka pervojat me te suksesshme ne mbrojtjen e tokave nga gllaberimi i detit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›