Shkon Burton, vjen Rowan

Zyrtari numër dy i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Fletcher Burton ka përfunduar misionin në Kosovë. Më shumë se dy vjet ai ka qenë zëvendës i Pieter Feithit, përfaqësuesit civil ndërkombëtar.
Në vend të tij, Departamenti Amerikan i Shtetit ka emëruar diplomatin e karrierës, Christopher Rowan. Emërimin e tij e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i ICO’së, Andy McGuffie.
Zëvendësi i ri i Feithit ka qëndruar këtë javë në Kosovë, për takime njohëse me zyrtarë ndërkombëtarë dhe vendorë. Aktualisht Rowan është ende duke punuar në Ambasadën Amerikane në Egjipt, ndërkaq misioni i tij në Kosovë fillon më vonë.
Rowan është diplomat karriere që ka shërbyer në misione të ndryshme diplomatike të SHBA’së, por nuk ka qenë i përfshirë në Ballkan.
Përderisa Shefi i ICO’së duhet të jetë një diplomat evropian, të cilin e emëron Grupi Drejtues Ndërkombëtar, Zëvendësshefi është post i rezervuar për amerikanët.