Shkon ne 13 numri i te arrestuarve per naften Virgin nje tjeter shpallet ne kerkim

Foto ilustruese
Tirane 12 mars 2011 NOA- Dy persona te tjere jane arrestuar diten e sotme lidhur me aferat korruptive te naftes Virgin duke cuar ne 13 numrin e te ndaluarve per kete ceshtje.
Gazmend Serjani dhe Fadil Abdurrahmani konfirmohen nga burime zyrtare te prokurorise si dy te ndaluarit e tjere ndersa nje tjeter person eshte shpallur ne kerkim.
Ky operacion u nis pasditen e djeshme ku rane ne pranga plot 11 persona dhe ne radhet e tyre perfshiheshin biznesmene tatimore e doganiere.
Prokuroria e Pergjithshme publikoi diten e djeshme emrat dhe akuzat per personat e implikuar ne aferat korruptive te naftes Virgin.
Organi i akuzes e nisi deklaraten e tij me permendjen e fakteve neper televizione si dhe me deklarimet e ish-Ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Dritan Prifti.
Ne komunikaten e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane thuhej se ndaj 13 te ndaluarve do te ndiqen per veprat penale te Mashtrimit me pasoja te renda Shperdorimit te detyres Falsifikimit te dokumenteve dhe Pastrimit te produkteve te vepres penale.
Ky aktivitet eshte realizuar nga ana e subjektit privat Euroil sh.a me ortak dhe administrator shtetasin Hajri Elezaj si dhe ne bashkepunim me subjektin tjeter privat Fisheku sh.a me ortak dhe administrator shtetasin Ilias Fisheku.
Sipas saj sasia e nenproduktit te naftes te quajtur Virgin eshte blere nga shoqeria e perpunimit te naftes Armo sh.a dhe ne menyre fiktive eshte pasqyruar me dokumentacion si e eksportuar jashte shtetit.
Sipas Prokurorise ajo eshte shitur ne tregun e brendshem ne kundershtim me ligjin dhe duke mashtruar konsumatorin shqiptar.
11 te ndaluarit e tjere jane Hajri Hajredin Elezaj Ilias Isa Fisheku Martin Ilias Fisheku Bajram Isa Fisheku Dashamir Veiz Kasaj Edmond Kaso Ferraj Flamur Rexhep Merkaj Vladimir Kilo Koteci Gani Llazar Prence Reshat Hamza Aleksi Kadri Rakip Hajredini.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeKercenoi me arme dy persona arrestohet 31 vjecariPolicia e Fierit prangos dy persona per tentative vrasje dhe falsifikim Ekstradohet nga Belgjika vrasesi i dyfishtePlagosen 23 vjecarin arrestohen bashkepunetoretArrestohen 3 hajdutet rekord vjedhjesh gjate 2010-es Lidhje13 persona arrestohen dy persona Euroil sh.a Fadil Abdurrahmani Gazmend Serjani Virgin