Shkon ne disko: Me rrembyen
Nje 20-vjecar, nga fshati Rrotull, i komunes Ishem, ne rrethin e Durresit, eshte nen procedim penal per kallezim te rreme. Bledar Bushi kishte deklaruar disa dite me pare se ai ishte mbajtur peng per gjithe naten nga dy persona, te cilet i kishin kerkuar para ne shkembim te lirise. Ngjarja e pretenduar nga Bushi ka ndodhur mbremjen duke u gdhire data 3 maj. Kete nate, rreth ores 20:00, eshte paraqitur ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Durresit nena e tij, e cila ka deklaruar largimin nga banesa te djalit te saj. Nga ana e policise u moren masa per gjetjen e 20-vjecarit dhe rreth ores 21:00 u be i mundur shoqerimi i tij ne polici. Perpara oficereve te policise gjyqesore, Bledar Bushi deklaroi se nje dite me pare, rreth ores 17:00, eshte marre forcerisht me nje automjet tip fuoristrade nga dy banore te lagjes nr.13 Durres, te cilet me pas e kane mbajtur ne nje banese prane Shkembit te Kavajes deri ne oren 10:00 te dites kur eshte gjetur nga policia. Pas denoncimit, uniformat blu filluan hetimet per vepren penale te “heqjes se paligjshme te lirise se tjetrit”, por nga hetimet rezultoi se historia e 20-vjecarit ishte e gjitha e sajuar. Emrat e personave qe ai denoncoi si pengmarres rezultuan te dy banoreve te zones se plazhit, te cilet ishin konfliktuar me pare me Bushin per motive te dobeta. Policia zbuloi se 20-vjecari nuk ishte marre forcerisht per t’u mbajtur peng, por ishte larguar me deshire drejt Tiranes, per te kaluar naten ne nje disko te kryeqytetit.
Justifikimi per parate
Gjate nates se kaluar ne Tirane, i riu ka shpenzuar te gjitha parate qe kishte marre nga familja. “Me sa duket, ai e sajoi te gjithe kete histori per te justifikuar parate qe mungonin ne shtepi, por tashme do te pergjigjet penalisht edhe per kallezim te rreme”, bene te ditur dje burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit.
K. Jaupaj