E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa: Gerdeci nuk ishte nje aksident, te hetohet

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, deklaroi diten e djeshme se ministria qe ai drejtonte do te pesonte ndryshime ne strukturat e saj. Keshtu, ne nje prononcim per mediat nga Varrezat e Deshmoreve, ku kishte shkuar per te bere homazhe, kreu i Mbrojtjes deklaroi se keto ndryshime kishin per qellim eliminimin e strukturave paralele qe gjendeshin ne Ministrine e Mbrojtjes dhe ne Shtabin e Pergjithshem. “Do kete ndryshime ne ministri, kjo edhe per te eliminuar strukturat paralele qe gjenden edhe ne Shtabin e Pergjithshem”, deklaroi Oketa, duke pranuar edhe strukturen e fryre te kesaj ministrie. Duket se keto ndryshime vijne menjehere pas ngjarjes se Gerdecit, ku u evidentuan edhe perplasjet dhe mos koordinimi i punes mes Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem. Keto ndryshime ne struktura jane paralajmeruar edhe nga Kryeministri Berisha menjehere pas tragjedise se Gerdecit, te ndodhur me 15 mars. Sipas Berishes, do te kishte nje ristrukturim edhe te strukturave qe kishin rezultuar ineficiente dhe te paafta per te parandaluar tragjedine ne Gerdec. Ne prononcimin e djeshem per mediat, kreu i Mbrojtjes perseriti edhe nje here se ai nuk e konsideronte aksident ngjarjen e ndodhur ne Gerdec dhe per kete i kerkonte prokurorise zbardhjen e plote te ngjarjes dhe cuarjen e pergjegjesve te kesaj tragjedie. Ministri Oketa erdhi ne krye te dikasterit te Mbrojtjes menjehere pas doreheqjes se ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili dha doreheqjen pak dite pasi ndodhi edhe shperthimi ne Gerdec, i cili la pasoja edhe ne zonat perreth.

Ndryshimet ne ministri

Me ardhjen e ish-zevendeskryeministrit Gazmend Oketa ne krye te dikasterit te Mbrojtjes ne kete ministri u ndryshua nje pjese e mire e stafit te afert te ish-ministrit Mediu u zevendesua me nje tjeter staf, i cili kishte edhe besimin e ministrit te ri. Keshtu ne kete menyre, ministri i Mbrojtjes, Oketa, ka preferuar te punoje me njerez te afert te tij ne nje detyre te re sic ka qene ajo e ministrit te Mbrojtjes.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›