E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: Berisha, raportim me shkrim per Gerdecin

Grupi parlamentar socialist kerkoi serish dje qe Kryeministri Sali Berisha te pergjigjet me shkrim apo me goje per tragjedine e Gerdecit. Ne emer te grupit, kryetarja Valentina Leskaj kerkoi qe Kryeministri t’i pergjigjet detyrimit ligjor per te dhene sqarime mbi tragjedine ku humben jeten 26 persona e u plagosen qindra te tjere si pasoje e shperthimit te depos se demontimit te armeve. “Eshte shqetesues qe ju po zvarrisni raportimin ne Kuvend te Kryeministrit per tragjedine. Po e shtyni enkas qe kjo tragjedi e krim shteteror te harrohet. Por ta dini se sa me shume kalon koha, aq me shume rendohet”, tha Leskaj. Sipas saj, krimi shteteror i Gerdecit nuk mund te mbulohet me goditjen e 2-3 zyrtareve te rangut te trete. Por, sipas Kryetares Jozefina Topalli, Kryeministri nuk ka pse te raportoje. Sipas Topallit, Kryeministri ka dhene njehere pergjigje per kete ceshtje, e nuk ka pse te jape me. Madje, ajo permendi se Gerdeci nuk eshte nje ceshtje qe i takon qeverise. Nga ana tjeter, Leskaj kerkoi llogari pse Topalli nuk po perfshin ne diskutime projektligjin e PS-se per demshperblimin e te prekurve nga shperthimi i depos ne Gerdec. Ajo kritikoi se kane kaluar 3 jave dhe ende nuk po shqyrtohet. Sipas Topallit, projekti do te perfshihet se shpejti ne komisione.

R.R


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›