E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryekeshilltari: mafiozet duan “koken” time

Keti Jaupaj

Disa anetare te Keshillit Bashkiak te qytetit te Kavajes do te paraqesin sot nje mocion mosbesimi ndaj kryetarit Aqif Haveriku. Lajmi konfirmohet nga vete kryetari, i cili ka denoncuar dje permes nje konference per shtyp tentativen e sotme. Burime nga Keshilli Bashkiak i ketij qyteti konfirmojne se perplasjet ndermjet Haverikut dhe kryebashkiakur Refik Rugija kane filluar disa muaj me pare, kur Keshilli Bashkiak ndermorri nje iniciative per ngritjen e nje komisioni hetimor per verifikimin e veprimtarise se Drejtorise se Urbanistikes. “Ne kete raport, qe u lexua nga drejtori i Urbanistikes ne bashki, pati mjaft kritika nga keshilltaret, madje edhe nga ata te grupit te PD-se”-thane burimet qe pohuan se kjo u shoqerua me perplasje ne nivel vendor dhe ne konflikte ndermjet te djathteve ne pushtet ne qytetin e Kavajes. Nderkohe kryetari i Keshillit Bashkiak, Aqif Haveriku, ka denoncuar dje ne nje konference per shtyp veprimet e diteve te fundit, te cilat, sipas tij, synojne nje qe te nderpresin luften antikorrupsion te keshillit te bashkise. Haveriku ka dale para mediave nje dite para mbledhjes se keshillit bashkiak, ne te cilen pritet qe nje pjese e keshilltareve te kerkojne mocion mosbesimi ndaj tij. “Grupi i Partise Republikane mori nismen qe te ngrihet nje komision hetimor per te kontrolluar Drejtorine e Urbanistikes dhe kjo nisme u perkrah nga shumica absolute e keshillit, por nuk i erdhi per shtat kryetarit te bashkise dhe bashkepunetoreve te tij”, tha nder te tjera kryekeshilltari i Kavajes. Me pas, Haveriku ka bere te ditur se ne loje jane futur deputete dhe drejtues te Partise Demokratike ne Kavaje, nismetare per marrjen e firmave per mocionin e mosbesimit, duke perdoruar ndaj keshilltareve shantazhe, kercenime dhe oferta, sidomos ndaj atyre keshilltareve qe jane te punesuar ne institucionet shteterore. Sipas Haverikut, pikerisht keto klane mafioze kane bere qe te gjithe tenderet e zhvilluara ne Kavaje te mos dale fituese asnje firme kavajase. Haveriku eshte shprehur se ka shume firma kavajase qe jane ne prag te falimentimit, firma te fuqishme qe kane fikur prej kohesh makinerite, vetem se klani qe udheheq PD-ne lokale i ka mbyllur deren firmave vendase. Aqif Haveriku eshte zgjedhur ne krye te Keshillit Bashkiak te qytetit te Kavajes pas zgjedhjeve vendore te 18 shkurtit te vitit 2007. Si perfaqesues i LZHK-se, ai pranoi te mos kandidoje per postin e kryetarit te bashkise perballe kandidatit demokrat Refik Rugija, duke marre si shkembim vendin e kryekeshilltarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›