Fule: Greva po përkeqëson situatën. Rama, përgjegjësi personale
Greva e urisë së opozitës po përkeqëson situatën në Shqipëri. Kështu është shprehur komisioneri evropian per zgjerimin Stefan Fule. Ai tha se i ka bërë të qartë kreut socialist, se do të mbajë përgjegjësi personale për shëndetin e njerëzve të ngujuar në grevë urie. Stefa Fule ka bërë thirrje për zgjidhje dhe funkionimin normal të Parlamentit.
• Rama: Greva do të vazhdojë pa fund
• Godo: Topi të thërrasë urgjent Ramën dhe Berishën
• Meta: Greva nuk është zgjidhje, të hapur për dialog
"Kam qene ne kontakt sot me kryeministrin dhe eksponente te Partise Socialiste dhe u bera edhe njehere thirrje atyre per te gjetur nje zgjidhje per te patur serish nje Parlament funksional e keshtu te lejojne komisionin te jete me pozitiv persa i perket vleresimit per Shqiperine. Greva e urise po perkeqeson situaten se ia kam bere te qarte zotit Rama se ai do te mbaj pergjegjesi personale nese shendeti dhe mireqenia e njerezve perkeqesohet", deklaroi Fule.
Deklaratat komisioneri evropian për zgjerimin i bëri pas takimit të komitetit ndërparlamentar, Shqipëri-BE, e stabilizim-asociimit. Ndërkohë në këtë takim të mbajtur në Bruksel Fule vlereson situaten ekonomike ne Shqiperi por kerkon me shume perpjekje persa i perket reformave ne gjyqesor, luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.
"Kam mirëpritur hapat e parë të ndërmarrë deri tani nga Shqipëria për të informuar qytetarët e saj për lëvizjen pa viza. Duhet të nënvizoj rëndësinë e këtij hapi për të evituar ndonjë përsëritje të ndodhur së fundi në disa vende të rajonit. Mendoj se duhet të jemi optimistë dhe se Shqipëria duhet të vijojë me ndërmarrjen e reformave të tjera dhe të adresohet në ndërmarrjen e reformave më të gjera për të luftuar ekonominë informale. Ka pasur rritje të ekonomisë në këto dy vitet e fundit dhe parashikohet rritje dhe në të ardhmen, krahasuar kjo me vendet fqinje dhe ato evropiane. Kjo është mbresëlënëse dhe duhet ta pranojmë. Shqipëria duhet të vendosë të zbatojë një strategji për reformën në drejtësi, sepse duhen më shumë përpjekje që proceset gjyqësore të mos zvarriten tej afateve ligjore, si dhe të respektohet parimi i paanshmërisë, transparencës, pavarësisë dhe besueshmërisë. Kjo është dhe një nga kërkesat e hershme dhe në kuadër të stabilizim asociimit me Shqiperinë. Shqiperia duhet te ece perpara me zbatimin e ligjeve, me planin, aksionet dhe strategjise se antikorrupsionit dhe ndermarrjen e hapave konkrete ne luften kunder krimit te organizuar dhe te jete eficente ne hetimin dhe gjykimin e proceseve. Ne te dyja keto fusha duhet te arrihen rezultate konkrete... Situata nuk ka ndryshuar, eshte perkeqesuar. Derisa zgjidhja nuk gjendet, te dyja forcat politike ndajne te njejtat pergjegjesi. Kjo nuk eshte nje situate pozitive ndersa po pergatitet opinioni per Shqiperine” tha Fule.
Kurse ministrja e Integrimit Majlinda Bregu u shpreh se procesi i liberazimit te vizave eshte nje proces prioritar per Shqiperine. “Mendoj se angazhimi yne ne arritjen e objektivave te udherrefyesit do te vazhdoj te jete i forte. Ne kete drejtim lutemi te trajtohet ceshtja e liberalizimit te vizave me Shqiperine dhe te merret ne konsiderate nga ky institucion si nje ceshtje urgjente” tha Bregu.
Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 05 maj 2010 ) < I mëparshmi