E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkon per qetesi ne fshat, vetevaret ne peme i moshuari

Durres- Semundja e depresionit i merr jeten nje te moshuari ne Durres, qe nuk ka gjetur sherim as tek ilacet. "Do te shkoj te shoh shtepine e vjeter dhe do te kthehem serish", u ka thene 66 vjecari A. V., familjareve, por pas disa oresh eshte gjetur i varur ne degen e pemes, para shtepise se vjeter ne fshatin Botinak te Maminasit. Sipas grupit hetimor, i moshuari kishte vendosur te vetevritej, akt te cilit kishte menduar ta kryente larg syve te familjareve te tij. Gjithcka ndodhi dje ne fshatin Botinak te komunes Maminas ne Durres, kur 66-vjecari eshte gjetur i varur ne nje peme ne oborrin e baneses se tij te vjeter. Burime nga policia thane se mengjesin e djeshem i moshuari eshte nisur te shkoje tek shtepia e vjeter ne fshat dhe me pas nuk iu eshte pergjigjur ne telefon familjareve te tij te cilet e kane gjetur ate me pas te varur ne oborrin e kesaj banese. "E morem disa here ne telefon te shqetesuar, por nuk na u pergjigj dhe nisem menjehere kerkimet", kane deshmuat te afermit ne komisariat. Ka qene e kote nderhyrja per t'i dhene ndihmen e pare, pasi A.V., kishte nderruar jete. Policia mori ne pyetje familjaret e te ndjerit, te cilet thane se ai prej disa kohesh vuante nga depresioni nervor dhe madje ishte kuruar me ilace, por pa mundur te sherohet plotesisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›