Mjeshtri i arratisjeve, Ilir Paja denohet me 15 vjet burg
Tirane- Mjeshtri i arratisjeve nga burgjet italiane, Ilir Paja eshte denuar dje me 15 vjet burg. Gjykata e Krimeve te Renda, e ka shpallur ate fajtor dhe e ka denuar per veprat penale te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese, te mbetur ne tentative". I pandehuri nepermjet avokatit te tij mbrojtes, ka deklaruar se nuk kishte dashur qe te qellonte efektivat e policise. Dy seanca me pare, Prokuroria e Krimeve te Renda, kerkoi denimin e tij me 25 vjet burg, ndersa Gjykata e denoi ate me 10 vjet burg me pak. Ngjarja per te cilen Paja u denua dje nga Gjykata e Krimeve te Renda, ka ndodhur me 6 mars 2008 rreth ores 10:00. Punonjesit e policise, Bledi Haxhimali dhe Roland Mete, me detyre agjent ne njesine e operacioneve speciale ne Drejtorine e Policise Tirane, kane qene me sherbim ne vendin perballe maternitetit "Koco Glozheni". Rastesisht aty agjenti Bledi Haxhimali, ka pare nje person qe po levizte me nje automjet te markes "Fiat Punto" me targa BC 983 DP, me ngjyre gri dhe qe ngjasonte shume me personin ne kerkim, Ilir Paja. Menjehere ai ka njoftuar eprorin e tij, oficerin e policise Dorian Muca, me detyre shef i seksionit te mbikeqyrjes dhe operacioneve speciale ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Tiranes. Ky i fundit e ka udhezuar te vihet ne ndjekje te personit, pasi edhe ai bashke me shefin e sektorit te operacioneve speciale ne ate kohe, Arben Caka, do te shkonin drejt vendit per te cilin ishte dhene informacioni. Dy agjentet e policise, Haxhimali dhe Mete, me motorin e tyre te sherbimit te tipit "Skuter", jane vene ne ndjekje te automjetit ku po levizte i kerkuari, me drejtim nga kryqezimi i "Berrylit" drejt tregut industrial perballe rruges "Bardhyl". Kur automjeti me te cilin udhetonte i pandehuri Ilir Paja,, ka mberritur ne kryqezimin prane farmacise 10, aty kane mberritur edhe automjeti i policise, ku ndodheshin Dorian Muca dhe Arben Caka. Pasi eshte siguruar se ishte personi i kerkuar, oficeri Dorian Muca, qe ishte drejtuesi i mjetit, i ka prere rrugen diagonalisht automjetit te Pajes, per te penguar levizjen e tij perpara. Muca ka zbritur nga automjeti dhe pak caste me vone edhe oficeri Arben Caka. Ata i kane kerkuar Pajes te dorezohet. Nderkohe pas automjetit, ne distancen rreth 1.5 m, ne anen e majte te tij, ndodhej me motorin e sherbimit agjenti Bledi Haxhimali, ndersa agjenti tjeter, Roland Mete, kishte zbritur per t'u ardhur ne ndihme kolegeve te tij. Paja sapo ka pare punonjesit e policise qe i jane drejtuar, menjehere ka reaguar duke i dhene makines ne drejtim mbrapsht me shpejtesi. Duke manovruar, ai ka perplasur dhe ka marre poshte, motorin me gjithe agjentin Bledi Haxhimali, te cilin e ka lene te plagosur.