Droga, gjendet 1 ton kanabis
Eriola Hazizolli
BERAT - Zbulohet nje rrjet i trafikut te droges nga Policia e Beratit dhe sekuestrohen rreth 1 ton kanabis sativa. Gjate nje aksioni te pasdites se djeshme, Policia e Beratit fillimisht ka sekuestruar nje sasi prej 90 kg kanabis statika, duke u vene ne pranga transportuesi i tyre, po me pas ka mundur te zbuloje dhe rrjetin ku mendohet te jete ne perfshire gjashte persona tashme te identifikuar, por jo te prangosur. Ne pranga deri me tani eshte vene Ervis Alia, banor i Fierit. Sasia e droges u zbulua rreth ores 17:00 te pasdites se djeshme ne aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, ne afersi te fshatit Morave. Mesohet se droga po transportohej nga qyteti i Kucoves drejt atij te Fierit, nderkohe qe nje tjeter sasi droge u zbulua nje ore me pas. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, Ervis Alia, nga Fieri, qe u plagos pas aksidentit dhe renies se makines ne kanal. Po keshtu mbreme eshte arrestuar edhe pronari i baneses ku u gjeten 230 thase te tjere me hashash te papresuar, Ndricim Kaci, 40 vjec, nga Kucova.
Burime zyrtare te komisariatit te policise Berat bejne me dije se operacioni ishte pergatitur ne bashkepunim me prokurorine dhe sektorin Antidroge. Keta te fundit kishin bere survejime nje muaj me pare. Nga informacionet e siguruara ne rruge operative ishte mesuar se nje mjet qe do te udhetonte nga qyteti i Kucoves drejt Fierit, do te transportonte nje sasi droge. Rreth ores 16:00 nga qyteti i Kucoves eshte njoftuar se ishte nisur makina tip "Rang Rover" me targa BR 0971 D qe sipas informacioneve transportonte droge. Sapo ka mberritur ne qytezen e Ures Vajgurore, drejtuesi i mjetit ka pare qe po ndiqej dhe ende pa u futur ne territorin e baskise, ka goditur nga pas mjetin ku udhetonin agjentet dhe ka nderruar destinacion duke iu drejtuar Beratit.
Mjeti ku ishte droga, sapo ka pershkruar nje kilometer rruge, ka hyre ne fshatin Morave dhe ka perfunduar ne nje kanal. Si rezultat drejtuesi i mjetit qe udhetonte i vetem, eshte plagosur ne kraharor. Ne vendin e aksidentit kane mberritur shume forca policie, dhe kane sekuestruar lenden narkotike prej 90 kilogramesh kanabis stativa. Gjate ketij aksioni ne Kucove policia ka bllokuar nje banese ne lagjen "11 Janari" ku dyshohet te kete qene epiqendra e ketij trafiku. Gjate kontrollit te bere ne kete banese, mesohet se jane bllokuar dhe 230 thase te tjere me kanabis sativa i papresuar.
Trafikanti, i plagosur ne spital
Drejtuesi i mjetit eshte derguar ne spitalin e Beratit, ku ndodhet nen kujdesin mjekesor. Burimeve te repartit te Kirurgjise thane se, ai eshte paraqitur me goditje ne kraharor dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten, por ende nen kujdesin mjekesor. Policia identifikoi drejtuesin e mjetit, si Ervis Alia nga qyteti i Fierit dhe agjentet e policise jane ne pritje te marrjes se tij ne pyetje, per te zbardhur kete rrjet trafiku.