E Diel, 1 Nëntor 2026

Transportonin 50 kg marihuane, kapen dy shqiptare

LECE - Gjysme kuintali marihuane, jane kapur dje nga policia italiane ne Lece. Ne pranga jane dy persona, shqiptare. Sipas policise, vlera e droges eshte perafersisht 700 mije euro. Policia tha se ne pranga kane rene emigrantet shqiptare, Kreshnik Hysaj 24 vjec dhe Gramoz Zyko 46 vjec. Burime nga policia italiane, te cituara nga media e shtetit fqinj thane se, dyshohet qe sasia e madhe e lendes narkotike eshte porositur nga mafia Salentine. Gjithashtu dyshohet qe droga te kete ardhur nga Shqiperia, duke aluduar per rritjen e trafikut te lendeve narkotike nga vendi yne. Lenda narkotike, eshte gjetur ne bagazhin e dy makinave ku ishin dhe dy shqiptaret. Droga ishte e ndare ne 52 pako secila, afersisht 1 kilogram. Gjate arrestimit dy shqiptaret nuk kane kundershtuar. Ata jane derguar ne burg, ku presin masen e sigurise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›