Grindet me te moshuarin, plagoset 21-vjecari
SHKODER - Nje 21-vjecar, nga qyteti i Shkodres, eshte plagosur rende me arme te ftohte mbremjen duke u gdhire dita e djeshme. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres thane dje se "21-vjecari Arjol Halili, u plagos me thike, pas nje konflikti te ndodhur ne lagjen "Xhabijaj", ne hyrje te qytetit te Shkodres". Sipas policise, plagosja e 21-vjecarit ka ardhur si pasoje e nje grindje te castit mes tij dhe te moshuarit N. Dibra, nderkohe qe ne konflikt eshte perfshire edhe nje i aferm i te moshuarit, i cili ka plagosur Halilin. Edhe pse eshte larguar nga vendi i ngjarjes, duke u perpjekur te fshihet, forcat e policise kane arritur te ndalojne Dibren pas pak minutash. Nderkohe mesohet se policia ka derguar me urgjence te plagosurin ne spitalin rajonal te Shkodres, ku i eshte nenshtruar nje operacioni kirurgjikal. Burime nga bluzat e bardha bejne te ditur se viktima ndodhet ende ne gjendje te rende, por e ka kaluar fazen kritike te rrezikut per jeten.
Re.Rre