Shkon per vere argjentinase, grabitet biznesmeni
Perg. Artur Qoraj
Udhetimi i gjate nga Shqiperia per ne Argjentine, me qellim importin e nje ngarkese me vere nga zona e San Lorencos, per pak sa nuk eshte kthyer ne nje ferr per nje biznesmen qe ka rene pre e grabitesve vendas. Me nje arme tip pistolete, qe i eshte vendosur te koka, 34-vjecari Eduard Pelushi eshte detyruar te zbraz xhepat e tij, ku mbante 2 mije dollare dhe te fale oren e dores se bashku me celularin per te shpetuar koken. Si "shperblim" ka marre nje goditje me qyten e armes ne koke dhe disa grushte ne trup. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 22:30 te se henes, shume prane hotelit "Santa Fe" ne qytetin argjentinas te San Lorenzos, ku dhe shqiptari sipermarres ishte akomoduar per te kaluar disa dite, deri ne mbylljen e marreveshjes me pronaret e kantinave te veres ne provincen e Mendozes. Lajmi eshte bere publik nga mediat vendase, qe iu referuan zyrtareve te policise te rajonit nr. 7 ne kete qytet, qe mbulon zonen ku ndodhi krimi.
Sipas deshmise se biznesmenit shqiptar, qe ka dhene fillimisht te perfaqesuesit e hotelit "Santa Fe", ne zonen e De Las Casas dhe me pas ne polici, tre ishin personat qe i prene rrugen, ndersa ishte drejtuar per t'u ngjitur ne dhomen e tij. Te rinjte e moshes deri ne 30 vjec e kane rrethuar Pelushin, pasi kane zbritur nga makina me dy dyer, ne te cilen udhetonin. Njeri prej tyre i ka vene armen te koka, duke i kerkuar gjithcka qe kishte me vete dhe qe te mos kryente asnje levizje. Brenda disa sekondave, autoret kane zhvatur dy mije USD, nje ore dore dhe nje celular nga xhepat e biznesmenit 34-vjecar, duke e lene me pas te qete. Sipas rrefimit te te demtuarit, grabitesit flisnin nje spanjishte te paster.
Vetem 100 metra pa arritur ne hotelin ku ishte akomoduar, Eduard Pelushi ka dalluar tre te rinjte qe e kane sulmuar, por edhe pse fillimisht eshte perpjekur te rezistoje, tyta e armes qe i eshte vendosur ne koke e ka frenuar te reagonte me tej. Ceshtja eshte marre ne hetim nga agjentet e policise se San Lorenzos, rajoni nr. 7, qe mbulon edhe zonen ku ndodhi krimi. Biznesmeni shqiptar ka rrefyer se sapo kishte perfunduar nje bisede dypaleshe ne zonen e Rosarios dhe te Mendozes me disa sipermarres vendas per nje ngarkese vere, qe do te blinte ne Argjentine. Por, menjehere sapo eshte shkeputur per t'u kthyer ne hotel, ka ndodhur edhe incidenti.
Rrefimi i Pelushit:"Rezistova, por me goditen ne koke"
Edhe pse sipermarresi shqiptar ka dhene nje deshmi te plote per policine vendase, kapja e autoreve te grabitjes nuk eshte bere e mundur. Tre te rinjte leviznin me nje veture te ulet me ngjyre te bardhe dhe qe kishte vetem dy dyer. Nje nga autoret mbante arme zjarri ne brez. Gjate largimit, ata kane goditur me grushte disa here ne pjese te ndryshme te trupit 34-vjecarin qe ai te mos i ndiqte. "Me kerkuan t'u jepja nje kuti, ku une mbaja pasaporten dhe dokumentet, por rezistova. Nje prej tyre me goditi me fundin e armes ne koke", ka sqaruar shqiptari, duke komunikuar ne spanjisht me drejtuesit e policise, pa pasur nevoje per nje perkthyes.