E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkon te festoje ne lokal, e masakrojne dy adoleshente

Shijak- Shkon te festoje ne lokal, por masakrohet nga dy adoleshente gjate pijes. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 00:30 te mengjesit te djeshem ne lokalin "Flamengo" te zones se Sallmones ne Shijak. Policia vendore mori denoncimin nga i plagosuri me inicialet A. H., 35 vjec, banues ne Durres dhe ndaloi dy te dyshuarit E. C., dhe G. A., 19 dhe 18 vjec, te dy banues ne Durres. Sipas hetimeve te kryera, rezulton se i demtuari kishte hyre pas mesnate ne lokal per te kaluar disa ore, por gjate nje konfrontimi per motive banale eshte goditur me nje send te forte nga dy adoleshentet. Policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje duke ndaluar te rinjte, kurse i plagosuri u dergua per mjekim ne spital dhe eshte jashte rrezikut per jeten. Per kete ngjarje, hetimet po i vijon prokuroria vendore nen akuzen e "demtimeve te tjera me dashje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›